Ironia e Demaliajt: Sa mirë do të ishte të ishim.....

Ironia e Demaliajt: Sa mirë do të ishte të ishim.....

16:38, 01/01/2019
A+ Aa A-

Publicisti lir Demalia, në një postim në profilin e tij në Facebook shprehet ndër të tjera se sa mirë do të ishte sikur Shqipëria të kishte më shumë njerëz normal, ta bënin një vend normal dhe jo qesharak siç është.

“Shpallu çfarë të duash dhe si të duash, ço dhe një kërkëse në presidencë, merr dhe dekoratën përkatësë, dhe pastaj futja p**dhë gjithë ditën e fryu si gjeli Vitit te Ri me shuka”, shkruan ai me ironi ne shensimin e tij

Ja postimi I tij I plotë

Sa mirë do të ishte të ishim ...

Gjërat më të lehta për shqiptarët gjatë vitit 2018, ishin dhe kanë qenë edhe më parë, dhe do të vazhdojnë:

1, Hidhe një flamur në shpinë lidhe në fyt, një flamur Amerikan në një dorë, të BE në dorën tjetër, duart si shqiponjë, dil tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe bëhesh:

a) njeriu që vrau frikën
b) shpallesh hero 
c) merr dekoratën "Nderi Kombit
f) shpallesh njeriu vitit 
g) shpallesh e ardhmja kombit 
h) shpallesh qytetar nderi
I) shpallesh çfarë të duash dhe si të duash.

2. 
a) Shpallesh student exselenc 
b) shpallesh doktor/proffesor


a) shpallesh shkrimtar/poet dhe me famë botërore.
b) artist dhe ky me famë botërore.

shpallu çfarë të duash dhe si të duash, ço dhe një kërkëse në presidencë, merr dhe dekoratën përkatësë, dhe pastaj futja pordhë gjithë ditën e fryu si gjeli Vitit te Ri me shuka.

Sa mirë do të ishte që Shqipëria të kishte më shumë njerëz normal që ta bënin Shqipërinë një vend normal dhe jo qesharak siç është.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco