FOTO/ PD: 50 skandalet e Erion Veliajt në vitin 2018

FOTO/ PD: 50 skandalet e Erion Veliajt në vitin 2018

10:17, 01/01/2019
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa rendit 50 aferat dhe skandalet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për 2018.

Disa prej këtyre skandaleve të publikuara nga zëdhënësja Zhupa nisin që me mashtrimin e Veliajt për sistemimin e familjeve rome në banesat sociale, e deri tek skandalet më të rënda si përpjekjet për të shkatërruar Teatrin Kombëtar apo prishjen e banesave të qytetarëve në Unazën e Re.

Më poshtë, 50 skandalet e faktuara të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    Deklarata e zëdhënëses së PD, Ina Zhupa:

    2018-a, viti i vjedhjeve dhe skandaleve të kryemashtruesit të Tiranës, Erion Veliaj

    24 dhjetor

    Skandali i projektit rezidencial 60 milionë eurosh pranë Unazës së Madhe, të trafikantit Edmond Bego. Veliaj, bashkë me shefin e tij ndryshon planin urbanistik të Tiranës, për të lejuar ndërtime në pronën e tij, dhe devijon rrjedhën e lumit të Lanës, për të mos prekur këtë pronësi.

    16 dhjetor

    Gjendje e mjerueshme e konvikteve dhe abuzimi me miliona që i bënë menaxhimit Veliaj dhe tre të besuarit e tij.

    12 dhjetor

    Mashtrimi i Veliajt me Kartën e Studentit për 3 vjet e gjysmë.

    30 nëntor

    Veliaj takon vëllezër administratorësh, policë bashkiakë, të punësuar të tij, duke i shitur si banorë të Astir-it.

    25 nëntor

    Mashtrimet me dëmshpërblimet e familjeve që u është prishur shtëpia në Shkozë dhe te Bulevardi i Ri.

    20 nëntor

    Kryemashtruesi Erion Veliaj sajon protesta imagjinare, për t’i krahasuar ato me protestat e vërteta të banorëve të Astir-it.

    11nëntor

    Heqja e Shqiponjës pa vendim të Këshillit Bashkiak dhe zhdukja e një monumenti kulture. Disa zgjedhin të nderojnë simbolet kombëtare, ndërsa disa zgjedhin t’i shkulin dhe t’i quajnë vulgare.

    4 nëntor

    Shpërdorimi i fondeve të Bashkimit Evropian dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore nga Veliaj, në funksion të mafias së ndërtimit, projekti për të bërë rrugë pedonalen Murat Toptani.

    31 tetor

    Gënjeshtrat e Erion Betonit me banorët e Laprakës. Fusha e sportit, gati për pallate, për llogari të Salillari sh.p.k.

    28 tetor

    Tenderat, si vjedhje e zakonshme e bashkisë së Veliajt.

    Abuzimi me paratë publike është faktuar herë pas here për bashkinë që drejton Erion Betoni. Tenderi i radhës është për blerjen e 10 copë Hoverboard (dyrrotakëve) elektrikë, në funksion të policisë bashkiake.

    22 tetor

    Kompanitë e bixhozit, klientë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, po i investojnë paratë e bixhozit në fushën e ndërtimit, me lejen e tyre. 3 kulla në Tiranë nga ish-aksioneri i APEX.

    17 tetor

    Të gjitha përpjekjet për të shkatërruar Teatrin Kombëtar e heqin me VKM nga kategoria ‘zona të mbrojtura’. Nga sot e kemi godinë pa status, dhe në bazë të planit urbanistik, i hapet rrugë projekteve të ndërtimit që ka Rama dhe Veliaj.

    7 tetor

    Maratona e parave publike që Veliaj ndan me klientin e tij të preferuar Fusha sh.p.k. Sipas bilanceve zyrtare që vetë Fusha sh.p.k ka dorëzuar në tatime, duket qartë se si janë shumëfishuar të ardhurat nga viti në vit të kësaj kompanie.

    30 shtator

    Kryebashkiaku Veliaj i jep tenderat në kundërshtim me ligjin mikut të tij, atij që e ka vetëshpallur kryebashkiakun e biçikletës Ened Mato. Me datë 16 gusht 2018, kompania Eco Tirana sh.a, ka realizuar procedurën e prokurimit publik të llojit ‘Kërkesë për propozim’ me objekt: ‘Blerje biçikleta me kosh’ 30 copë, në një vlerë fondi rreth 17 mijë dollarë dhe duke e shpallur fituese të këtij tenderi kompaninë Ecovolis Events.

    23 shtator

    Video demaskuese e betonizimit të Tiranës dhe e mashtrimeve të Erion Veliajt.

    16 shtator

    Kulla e radhës që ka dhënë leje Erion Betoni (ai që flet për gjelbërimin) është kufizuese me territorin e institucionit të Presidentit të Republikës, vetëm 5 metra larg saj, në cenim të sigurisë kombëtare.

    7 shtator

    Kulla mbi 77 metra e lartë, me 24 kate, ngjitur 8 metra larg Sahatit të Tiranës, është masakra dhe klientelizmi i radhës i Erion Betonit.

    5 shtator

    Pasi mashtroi qytetarët e Tiranës se tek Parku i Liqenit nuk do të ndërtohet, Erion Veliaj ka miratuar planin që provon se tek Parku i Liqenit do të ndërtohet.

    19 gusht

    Pas çmimeve të paguara dhe fallso që blen vetë lart e poshtë, po i japim Veliajt çmimin e merituar, si ‘Personazhi më shumë i shfaqur në tv-të shqiptare, në sezonin 2017-2018’.

    5 gusht

    Thelbi i dështimit të Veliajt me ujin në Tiranë: më shumë para të paguara dhe më pak ujë dhe shërbim për qytetarët. Tirana ujë të pijshëm nuk ka, por ujin e pijshëm e paguan me 20 lek/m3 më shumë, që nga korriku i 2017-s. Mister Mashtrimi e miratoi rritjen e ujit në mënyrë të kundërligjshme, me ndërrimin e mandateve të këshilltarëve bashkiakë.

    1 gusht

    Veliaj vazhdon të inaugurojë punët e nisura nga Basha, si Pazari i Ri, Bulevardi i Ri.

    22 korrik

    Tenderi 100 milionësh për veshjet e policëve bashkiakë është një rast flagrant, ku korrupsioni dhe shkelja skandaloze e disa ligjeve bëhet aq hapur, sa çdo qytetar i zakonshëm mund ta kuptojë.

    20 korrik

    Bashkia e Veliajt jep tenderin për ‘uniformat e Policisë Bashkiake’ një biznesi nën sekuestro ‘Vojsava Zenelaj’, me një të vetëpunësuar!!!

    8 korrik

    Edhe në Liqenin e Vaqarrit mashtroi në 2015-n që do ta kthente në park turistik si atraksion për turistët, dhe më shumë investime dhe përfitime për banorët e zonës.

    23 qershor

    Në prill 2017 Veliaj shkoi dhe inauguroi kolektorin që do shpëtonte Njësinë Bashkiake nr.2 nga përmbytjet, e do ndante ujërat e zeza nga të bardhat. Në qershor u përmbyt më shpejt kjo zonë ku janë reklamuar investime nga Veliaj sesa ato që nuk kanë pasur propagandën e investimeve nga bashkia.

    10 qershor

    Mashtrimi me investimet në Kashar, si park turistik. Veliaj ka prezantuar project për turizëm në Kashar në 2016-n, por në fakt aty ka ndotje uji, mungesë rrugësh, grumbullime mbetjesh dhe asgjë që mund të quhet atraksion.

    29 maj

    Veliaj le të japë llogari për rrugët e premtuara, por që janë në gjendje të mjerueshme dhe me zero investime nga bashkia. T’i japë llogari Njësisë nr.7 për premtimet e pambajtura për rrugët ‘Elvija Çelebi’, ‘Janaq Paço’ dhe ‘Ferdinand Deda’.

    20 maj

    Investimet zero në zonat rurale të Tiranës. Veliaj, vetëm propagandë, në Baldushk, njësi administrative e Tiranës, me 14 fshatra dhe rreth 5300 banorë, investimet reale në shërbim të njerëzve mungojnë. 

    12 maj

    Mashtrimi i Veliajt me çertifikatën e pastërtisë së ujrave të Liqenit të Tiranës, me ëhite flag, safe lake.

    6 maj

    Erion Velaj, zaptues i hapësirës publike, po mbush Tiranën me kioska. Shfaqjen e bën të bukur si mbrojtës i hapësirave publike, del edhe thotë se trotuari është për të kaluar një nënë me karrocë, një pensionist, një motër, etj. Ndërsa realitetin e ka dhunë ndaj shitësve ambulantë, që dalin në rrugë me një qese gjethe sallatë dhe 5 tufa qepë të njoma dhe nga ana tjetër shtimin e kioskave nëpër trotuaret dhe hapësirat publike të Tiranës.

    2 maj

    Bashkia Tiranë abuzon, duke i dhënë tenderin ofertuesit më të lartë, me 100 mijë dollarë diferencë nga ofertuesi i dytë. Kjo sepse firma është e Nikolin Jakës, mikut të Veliajt. 100 mijë dollarë më shumë nga taksat tona për klientët e Veliajt.

    27 prill

    Abuzimi në Tiranë, bashkia i kalon bizneset brenda 10 ditësh, nga të vogla, në të mëdha.

    22 prill

    Përralla me kafshët ka treguar Veliaj, por realiteti është që kafshët nuk po jetojnë as si kafshë. Premtimi i madh electoral, i përsëritur gjatë daljeve televizive se Kopshti Zoologjik do të ndryshonte dhe do kthehej në një atraksion për Tiranën, por edhe në një habitat normal për të jetuar kafshët.

    12 prill

    Një mashtrim i rëndomtë, nga ato që i pëlqejnë Erionit. Kronikën e lajmit që mori çmimin nga ‘Komisioni Evropian’ u transmetua nga të gjitha televizionet, pasi ushtria e pr-ve pranë bashkisë Tiranë e shpërndan materialin të gatshëm në email.

    9 prill

    Shikoni si shkatërrohen rrugët e ndërtuara me bujë të madhe si suksese të Veliajt. Rruga që lidh Farkën me shëtitoren e Liqenit u rikonstruktua nga bashkia me paratë e taksave tona, duke u shitur si një investim që do ndihmonte Farkën në zhvillimin e saj.

    1 prill

    Dështimi i qëllimshëm i diferencimit të mbetjeve nga bashkia Tiranë për t’i hapur rrugën planit korruptiv dhe klientelist me inceneratorët. Në vitin 2016 u krijua shoqëria tregtare Eco Tirana sh.a, me pronësi 51% bashkinë e Tiranës, me object mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, fillimisht në zonën brenda Unazës, Tirana1 dhe Brenda 18 muajve në të gjithë territorin e Tiranës.

    25 mars

    Pista e vrapit ‘për t’ja futur vrapit’ nga frika mos dëmtohesh rëndë. Një pistë vrapi kemi sot në natyrë dhe kjo është e Liqenit Artificial. Edhe kampione si Luiza Gega aty gjenin mundësinë për t’u stërvitur.

    11 mars

    Fëmijëve ju duhen më shumë këndet e lojrave sesa fotot me Erion Veliajn. Amortizim dhe shkatërrim i këndeve të lojrave nëpër lagjet e Tiranës. Paratë e mirëmbajtjes nuk dihen ku shkojnë.

    4 mars

    Bilanci i fëmijëve me parqet e lojërave për fëmijë: Gjeti një park të madh dhe ka aktualisht gjysëm parku të shkatërruar.

    25 shkurt

    Mashtrimet e Erion Veliajt (Betonit) në lidhje me transportin publik në Tiranë. Mbasi rriti çmimin e biletës së transportit public me 10 lekë në 30 dhjetor 2015, Veliaj nisi një fushatë mediatike për të justifikuar këtë vendim, me ndryshimet e mëdha cilësore që do ndodhnin në shërbimin urban në Tiranë.

    18 shkurt

    Një mashtrim i radhës i Erion Betonit. Farsa në kurriz të komunitetit rom, me qëllim propagandën e ‘heroit’ Veliaj, kur familjet jetojnë në tenda, ai thotë që është i vetmi vend në Evropë që ata kanë të gjithë banesa sociale.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Tiranassssio03/01/2019 01:05

    Ka akoma me shume dhe jane shkelje flagrante te teriitorit.po te kujtoj zonja Zhupa shkatrimin total ta muzeut te shkencave te natyres dhe ndertimin e tre kullave 24 katshe pa respektuar asnje kriter ligjor per distancat nga objektet ekzistuese...etj etjdhe ndertesen historike te radio tiranes qe po shkatrohet e rrenohet perdite dhe eshte kthyer ne strehe plehrash derisa te zevendsohet me nje tjeter pallat 24 katesh.ky bastard i historise qytetrimit dhe i betonizimit duhet te pergjigjet para drejtesise dhe me pasurit qe ka grabitur te vihet ne vend cdo objekt i shkatruar dhe cdo siperfaqe e gjelberuar ti kthehet komunitetit.Perse heshtni ju te pd-se per keto afera,perse nuk i keni quajtur skandale te veliajt.jemi dyshues per ju

    Miu te kiu02/01/2019 08:51

    Se eshte popull jevg. Skrapari je i sakte.

    Daj Jaku01/01/2019 23:20

    Çfarë përparimesh piplli shqiptar! 41 vjet me bastardin e bimbashit të Gjirokastrës, një devijim të përkohshëm nga psikopati tek skicofreni, për të përfunduar nja 50 vjet të tjera me bastardin e allatojahut. Përse ky piplli im i varfër i beson kaq shumë mashtrusave që e ngopin me llafe dhe me lugë bosh?

    Valbona01/01/2019 13:56

    Je shume i sakte Skrapari! Ky eshte nje mashtues i neveritshem qe nuk ka limite. Dy jane arritjet e tij: Vjedhje gjigande dhe Mashtrime te neveritshme. Paguan nje ushtri gardistesh per te genjyer ne rrjetet sociale dhe dizinformuar qytetaret ne media duke pergatitur kasetat e mashtrimet e tij. Kjo ushtri gardistesh jane edhe shares me pagese ne rrjetet sociale duke perdorur llogari me emra e foto anonime. Ky eshte nje rrezik qe duhet shfarosur ne embrion.

    Lali kurva01/01/2019 13:54

    Ky nuk eshte shqiptar....mami do ket shkuar me talebanet qe nxorri kte pjelle te ndyre. Ptyyy qelbesire “burr” !!!! Haku I Arditit nuk ka per tu ndare o qen ....

    Skrapari01/01/2019 10:51

    Ketij mashtruesi ordiner keto 50 mashtrime i duhen bere publike jo vetem ne portalin Tuaj te nderuar por vazhdimisht dhe kudo te jete e mundur. Arsyeja eshte se Tirana eshte populluar me konglomerate shtresash popullsie qe nuk e kane haberin se ku qendrojne mashtrimet e ketij njeriu te zi ne shpirt por dhe te neveritshem ne monologjet e tij. Ka shume njerez kryesisht fshatare por edhe te ashtuquajtur qytetare nga qytete rurale qe nuk kane konceptin e zhvillimit te kryeqendres qe vletesojne mashtrimet e ketij zuzari si suksese dhe zhvillim te Tiranes.

    Shto koment

    Denonco