Facebook nuk na pranon lajmet kundër Ramës. Ju ka shkruar...

Facebook nuk na pranon lajmet kundër Ramës. Ju ka shkruar...

13:39, 27/12/2018
A+ Aa A-

Me shumë gjasa zyra e kryeministrit, ndoshta edhe vetë Edi Rama me firmën e tij i ka shkruar zyrës qëndrore të Facebook duke raportuar për lajmet e agjencisë më të madhe në vend SYRI.net, kundër abuzimeve të qeverisë së tij dhe familjarëve të tij, ku me e spikatura është ‘Banka Linda Rama’.

Për herë të parë që nga dita e daljes në tregun online te SYRI.net, Facebook nuk na pranon të shpërndajmë me anë të sponsorizimeve lajmet që investigojnë dhe përmenden në titull apo tekst emrat e Edi Ramës dhe familjarëve të tij.

Është mëse e qartë që është bërë pas raporteve të pafundë që mund të kenë shkuar në zyrat e Facebook.

Por vlen për ti kujtuar edhe politikave shtrënguese të Facebook se deri me sot nuk ka një lajm të përgënjeshtruar nga zyra e kryeministrit përveç rasteve kur zëdhënës të tij dergojnë mesazhe lutjeje për të ju fshirë lajmet që i nxjerrin lakuriq vjedhjet e kësaj familjeje.

Gjithsesi, sot SYRI.net është brand dhe nuk penalizohet nga politikat censuruese të Facebook për shkak të presionit me anë të raporteve dhe mashtrimeve që ju shkojnë nga zyra qendrore e korrupsionit në Tiranë, nga vila e Surrelit.

Por ‘Familjen Surresle’ e bëjmë me dije se surpriza fantastike do kemi për ta, nga ‘Xibraka’, deri tek llogaritë bankare ne ‘of shore’ të ‘Miss Bankës’...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eri30/12/2018 10:55

Kjo ne heshtje pohon ato qe keni deklaruar ju

Drit28/12/2018 13:43

Kjo tregon qe edhe Facebook eshte kapur nga miliardieri dhe mashtruesi nderkombetare XHORXH SORROSI I cili e ka proktektorat dhe koloni shqiperine I cili para 2 vjetesh pat thene se faqebook do ta shkatroj, se me ka dale jashte kontrollit prandaj edhe faqebook qenka nenshtruar..Harron xhorxh sorros eshte njeri me fryme se do te jape llogari para ZOTIT dhe ka per te thene ,me mire te kisha qene dhe,se njeri ,kur ti vjen denimi.

t27/12/2018 14:06

kjo verteton qe syri eshte portali me i lexuar, me informues dhe me oobjektiv se gjithe te tjeret,pervec ndofta hashtag.al),aq sa i ka futur tmerrin viles ne surrel sa qe te arrije te ankohet te facebook.dicka e tille u be edhe me pare edhe per hashtag.al por nuk u arrit asgje,per cfare vlen nje media tel.apo online nqs nuk eshte ne opozite me cdo pushtet.kjo eshte detyra e pare e ketyre mediave dhe jo ti lepihen pushtetit sic po veprojne pjesa me e madhe e tyre. forca syri se deri tani je ne rregull.vetem mos i thur lavde asnje te ashtuquajturi lider,sepse deri tani shqperia nuk ka asnje lider te vertete ne opozite apo ne pozite.

Shto koment

Denonco