Kryemadhi: Rama, si dordolec fakultet më fakultet

Kryemadhi: Rama, si dordolec fakultet më fakultet

11:15, 22/12/2018
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, në një takim me strukturat e LSI-së në Elbasan, deklaroi se "Edi Ramës po ti dhimbseshin të rinjtë shqiptarë, Shqipëria sot nuk do të mbante vendin e katërt për emigracion, ku e mban Siria pas nesh që është në luftë.  Pra është shumë e thjeshtë dashuria që ka Edi Rama për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk ka dashuri fare, ka urrejtje. Sepse vetëm një njeri që e urren vendin e tij dhe popullin e tij mund të sillet në këtë mënyrë siç është sjellë Edi Rama me shqiptarët. Në fakt kemi përreth 17-18 ditë që studentët shqiptarë vazhdojnë protestojnë.

 Do të vazhdojnë edhe ditët e pushimeve për ta mbajtur zjarrin ndezur, në mënyrë të tillë për t'i thënë Edi Ramës që ata nuk harrojnë... Studentët na dhanë mësim shumë të mirë. Na dhanë një mësim shumë të mirë për të thënë që kur jemi të bashkuar mund ti realizojmë qëllimet tona.

Edhe pse Edi Rama ka dalë si dordolec fakultet më fakultet për ti bindur dhe për t'u thënë atyre që unë nuk do tu plotësoj kërkesat tuaja, por dua dialog. Unë nuk kam parë se ç’dialog dhe negociata mund të ketë, kur sapo fillon biseda thotë: unë ju kam gënjyer dhe do të vazhdojë të gënjejë. Kjo do të thotë që studentët janë të më të qëndrueshmit në të gjithë këtë histori dhe në të gjithë këtë aktivitet, sepse e kuptojnë shumë mirë që me një mashtrues, me një kriminel i cili përdor institucionet e shtetit për të pasuruar bandat dhe krimin e organizuar, nuk mund të negociosh dhe nuk mund të dialogësh"./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco