Propozimi/ Të ndalohen me ligj kontratat me kompanitë offshore

Propozimi/ Të ndalohen me ligj kontratat me kompanitë offshore

15:48, 16/12/2018
A+ Aa A-

Skandali i ‘DH Albania’, kompanisë offshore që fitoi 2 tendera publik me dokumentacion të falsifikuar, ka nxitur Konfindustrinë të propozojë një ligj që të ndalojë pjesëmarrjen e kompanive të regjistruar në parajsa fiskale nga prokurimet publike apo çdo lloj bashkëpunimi me agjenci shtetërore.

Mungesa e një sistemi të fortë drejtësie për Gjergj Buxhukun e bën dhe më të domosdoshëm ndërmarrjen e një nisme të tillë.

 ‘Ne nuk kemi një sistem që të ketë mundësi t’i gjurmojë këto kompani’.

Madje sipas tij dhe vetë përfaqësues të sistemit të drejtësisë mund të kenë fshehur të ardhurat e tyre në parajsat fiskale.

 ‘Edhe subjekte të Vettingut mund të kenë përdorur këto kompani për fshehje të pasurisë’.

Buxhuku thotë se nga këto kompani dëmtohet jo vetëm ekonomia, por dhe sektorë të tjerë.

Qeveria thotë se kontrata me ‘DH Albania’ nuk i ka dëmtuar financat e shtetit pasi do të sekuestrohet garancia që kjo kompani ka lënë kur është firmosur marrëveshja. Por ndryshe mendon kreu i Konfindustrisë.

Sipas Buxhukut, kompani guackë kanë shtrirë aktivitetin e tyre në sektorin financiar, bankar, hidrokarburet, infrastrukturë e teknologji. /Tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp16/12/2018 17:20

Shume drejt z.Buxhuku .Kjo do ti hapte rruge edhe investimeve te kompanive serioze nderkombetare me partner biznesin vendas.Ofshoret jane nje bashkepunim i oligarkise nderkombetare me partner lokal, per te shkatrruar ekonomite kombetare.

Saimir16/12/2018 16:44

O mendje ndritur te silva piramid. Shpresoni qe banka qendrore te mos beje akoma ndermjetsimin te kompanite ofshore. Te gjitha bankat e nivelit te dyte. A mund ti gjen lekt e full hajnit? Po Bashkim Ulaj shkoi ne Mal te Zi per te investuar. Pse se kishte kry pune me keto kompani me ndermjetsimin. Po atje jane njerez. Ju skuqet ftyra fmijve per prindrit. Kadal beg se ka hendek. Atje nuk jane leshelista grabitqare e katovicare. Dojne hallallekun per cfare bejne. Nuk duan qe i madhi Zot tjua coj ne rrasht te fmijve sic po ju a con ktyne kurvave tona

Shto koment

Denonco