FOTO/ Duka takon Frein: Ja për çfarë më siguroi deputeti gjerman

FOTO/ Duka takon Frein: Ja për çfarë më siguroi deputeti gjerman

21:12, 12/12/2018
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA) Agron Duka ka zhvilluar një vizitë në Bundestagun gjerman. Gjatë kësaj vizite ai është takuar me deputetin Throsten Frei, raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë, deri dje, raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë.

Megjithëse Frei, ka marrë sot një detyrë të re, si zëvendës kryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU, mësohet se ai e kishte siguruar Dukën se, “edhe nga pozicion i ri, do të vijojë të jetë një ndjekës i vëmendshëm i politikës sonë, dhe një zë i fort në mbështetje të Shqipërisë”.

Gjithashtu deputeti gjerman i bëri të ditur kreut ët PAA-së, se do të monitorojë nga afër zhvillimet në Shqipëri, ndërsa pritet që përfaqësuesit e CDU të vijnë në Tiranë javën e ardhshme.

Postimi i plotë i Agron Dukës në “Facebook”

Sot në Bundestag zhvillova një takim shumë pozitiv me Z. Throsten Frei, raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë, njëherësh anëtari i Komitetit për Çështjet Europiane. Ishte një kënaqësi e posaçme jo vetëm për shkak të ndjeshmërisë që Z. Frei ka treguar ndaj Shqipërisë ndër vite, por edhe sepse ky ishte takimi i fundit që zhvillonte nga pozita e Raportuesit për vendin tonë. Ditën e djeshme ai u zgjodh në rolin e rëndësishëm si zëvendës kryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU.

Më siguroi se, edhe nga pozicion i ri, do të vijojë të jetë një ndjekës i vëmendshëm i politikës sonë, dhe një zë i fort në mbështetje të Shqipërisë.

Biseduam gjatë për zhvillimet e fundit, të cilat do të monitorohen nga afër edhe nga përfaqësuesit e CDU që do të vijnë në Tiranë javën e ardhshme; si dhe për domosdoshmërinë e përfundimit në kohë të Reformës Zgjedhore, një nga kushtet kryesore për çeljen e negociatave.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco