VIDEO/ Studentët në kor kundër dialogut me Edi Ramën në TV

VIDEO/ Studentët në kor kundër dialogut me Edi Ramën në TV

14:59, 11/12/2018
A+ Aa A-

Studentët refuzuan në kor ftesën për dialog mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, me Edi Ramën.

Me brohoritje, njëzëri, studentët i janë përgjigjur me disa “Jo” të stërzgjatura pytetjes së një studenti me megafon nëse ata janë dakord për të dialoguar me kryeministrin.

Pas gatishmërisë së “Top Show” për të vënë në dispozicion platformën e saj për debatin Rama-studentët, këta të fundit kanë reaguar edhe më parë me një deklaratë ku ata distancohen nga ky debat. Ata thonë se nuk kanë mandatuar asnjë grup negociator dhe kush do të jetë përballë Ramës do të përfaqësojë vetëm veten e tij.

“Studentet e kane theksuar qarte përgjatë çdo dite të protestës se negociata të çfarëdo lloji qofshin ato, nuk do të ketë! Ky është vullneti i masës i shprehur qartësisht. Kur i kërkuam diskutim para se të miratohej “Ligji për Arsimin e Lartë” qeveria nuk pranoi.

Pikat e kërkuara janë të qarta!

Kemi informacion se Z.Rama, Kryeministër i vendit do te jetë i pranishëm në një studio televizive (Top Channel – Top Show) ku përballë do të ketë studentë, të cilët do të jenë aty si individë dhe jo si grup negociator. Ne distancohemi prej tyre. Ata nuk janë me ne! Nuk ka përfaqësi, nuk ka negociata! Plotësoni kërkesat!” – thuhet në measzhin e studenteve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco