Basha nga Unaza e re: Vjedhja 40 mln euro, Rama, Gjiknuri përgjegjësit kryesorë

Basha nga Unaza e re: Vjedhja 40 mln euro, Rama, Gjiknuri përgjegjësit kryesorë

17:53, 10/12/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha, nuk ka munguar as në ditën e 37 të protestës së banorëve të Astirit kundër prishjes së banesave nga projekti i Unazës së Re.

Sërish lideri demokrat i vuri emra fajtorëve të asaj që ai e quan vjedhje rekord. Ministri Damian Gjiknuri dhe kreu i ARRSH, Afrim Qëndro janë përgjegjësit kryesorë, thotë ai.

‘Kjo aferë është bërë me Edi Ramën dhe ai ka marrë drejtpërdrejtë përfitimet,’ tha Basha.

‘Kjo që po ndodh është pasojë e degjenerimit total të qeverisjes, shqiptarët s’po e mbajnë më dot keqqeverisjen.

40% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre. Pensioni nuk mjafton as për të blerë bukë

Për të mundësuar këtë vjedhje rekord 40 mln euro janë turrur mbi banorët, dhe po të mos ishte për qëndresën e banorëve dhe mbështetjen që i dha opozita e bashkuar, sot këto shtëpi do ishin shembur.

Nuk mjaftohen me vjedhje por do bëhet dhe për pastrim parash. Lëshojnë gojën me ofendime e kërcënime, duke i burgosur e joshur me të gjitha mënyrat.

Megjithatë duhet ta zgjidhë drejtësia këtë punë, po as drejtësi s’ka. A i ka marrë në pyetje Prokuroria të akuzuarit?

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i ARRSH, Afrim Qendro janë përgjegjësit kryesorë për këtë vjedhje.

Kjo është radiografia si funksionon qeveria e Edi Ramës,’ tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari10/12/2018 18:13

Basha deklaroi tani,ne ket moment nga unaza e re :"nuk kerkojme largimin e Edi Rames. Ne po pergatisim alternativen tone.Ne nuk do vijme ne pushtet me ...por me vote" Kjo eshte deklarate skandaloze, e turpshme,e bere prej nje te shituri ose debili te pa shprese.Si nuk dashka ky torollak te hiqet Edi Rama. C'te keqe ka qe ky t'i fitoje zgjedhjet me vote ,por ne ket momen t te ndryshohet k/ministri. Shqiperia eshte ne prag katastrofe pikerisht nga ky k/minister,ndersa ky pergatit alternativen! Turp

Shto koment

Denonco