Unaza e Re/ Arta Marku tentativë për t’ia faturuar skandalin përkthyeses e noteres

Unaza e Re/ Arta Marku tentativë për t’ia faturuar skandalin përkthyeses e noteres

17:40, 10/12/2018
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për skandalin e tenderit të lotit të parë të Unazës së Madhe të Tiranës. Hetimi është duke u kryer për veprat penale të shpërdorimin të detyrës, shkeljen e barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

Por veprimet e para të Prokurorisë “nën rrogos” të trafikuara në media, kanë një qëllim, “kanalizimin” e përgjegjësisë së falsifikimit të tenderit 18 milionë eurosh, te një përkthyese dhe një notere shqiptare.

Një tentativë e tillë, duket te “ardhja vërdallë” firmave të përkthyeses dhe noteres, të cilave ju janë “trafikuar” edhe emrat në media, dhe duke anashkaluar “firmëtarët” e tenderit 18 milionë eurosh të falsifikuar, emrat e të cilëve, Afrim Qendro, Damian Gjiknuri, apo edhe Edi Rama, nuk guxohet të artikulohen nga Prokuroria dhe të përmenden nga mediat.

Një nga emrat e trafikuar, është ai i noteres Xhevahire Brahaj e cila, paska firmosur dhe vulosur si origjinale dokumentacionin e paraqitur nga 26-vjeçari Avdiol Dobi, përfaqësues ligjor i ‘DH Albania’, të përkthyer nga Shenda Kruja, për të cilën, burime nga Prokuroria thonë se nuk ka pasur të drejtë të kryejë përkthimin, pasi nuk është në listën e përkthyesve ligjorë të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë rast, ligjërisht as noterja nuk duhet ta kishte pranuar përkthimin dhe për këtë arsye prokurorët dyshojnë se edhe pas përkthimit fshihen manipulime, mësohet të jetë deklaruar brenda organit të akuzës, si parapërgatitje e terrenit.

Që të fitosh një tender me ligjin e prokurimit publik në Shqipëri, duhet që kompania të ketë minimalisht eksperiencë prej 3 vitesh në treg, dhe po ashtu duhet të vërtetojë se situata financiare e saj nuk është në faliment.

Hetim për këtë rast ka nisur dhe prokuroria amerikane, ku në SHBA ky fakt përbën një krim federal. Dyshimet për falsifikimin e firmës së sekretarit të shtetit të Delaware pritet të përfshijë edhe një kompani tjetër veç Danwell.

Bilancet e falsifikuara të viteve 2015, 2016, 2017 janë firmosur nga Chris Dunwell në cilësinë e Shefit të Zyrës së Financës të kompanisë ‘Dunwell Haberman’, janë certifikuar nga një tjetër firmë auditimi me emrin “William Vogel and Company” dhe janë vulosur nga noteri publik i njësisë New Castel të shtetit të Delaware, Clay Robertson.

Të gjithë këto emra tashmë duhet të verifikohen nëse kanë bashkëpunuar me njëri – tjetrin dhe kanë qenë pjesë e planit të mashtrimit, apo pronari i panjohur i kompanisë offshore “Dunwell Haberman” ka falsifikuar edhe firmat e tyre.

Për at bërë të besueshme “nisjen e procedurave”, organi i akuzës trafikon në media edhe “aksionin” e saj, sipas të cilit, veprimi i parë që po kryen Prokuroria është sekuestrimi i të gjithë procedurës së tenderimit e ndjekur nga Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës për këtë rast.

Për llogari të këtij procedimi janë dërguar dy shkresa drejt këtyre dy institucione ku kërkohet vënia në dispozicion të hetuesve i gjithë materialit që disponohet për projektin 18 milionë eurosh.

Burime nga grupi hetimor thonë se nuk përjashtohet marrja në pyetje e zyrtarëve të cilët kanë kaluar nëpër duar procedurat e tenderimit.

Do të verifikohen të gjitha veprimet e këshillit teknik pranë ARRSH, i cili ka miratuar projektin dhe më pas ato të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që pranuan ofertën prej 18 milionë Euro të kompanisë “DH Albania”.

Prokuroria do të sekuestrojë edhe materialet që kjo kompani ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në të dhënat që “DH Albania” ka dorëzuar bilance për vitin 2015, 2016 dhe 2017, thuhet se ka qarkulluar qindra milionë dollarë, por dyshohet se edhe këto bilance janë të falsifikuara, pasi kompania rezulton e regjistruar vetëm në qershor të vitit 2018, pak para se të fitonte tenderin.

E falsifikuar rezulton edhe data e regjistrimit si dhe një certifikatë e sekretarit të shtetit në Delawer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas të cilës kjo kompani nuk ka detyrime fiskale.

Nisur nga këto “veprime procedurale” të pretenduara se kanë nisur nga prokuroria, shihet se, të gjitha janë në fazën “do të”... e thënë ndryshe, ende nuk është bërë asgjë.

Kjo Prokuroi, që nuk ka kursyer show “live”, ku ka “pushtuar” studio televizive për një gjethe kanabisi në tavolinën e moderatores si demonstrim, ende për një skandal 18 milionë eurosh vazhdon dhe na josh me premtimin se “do të...”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku10/12/2018 21:41

Arta Marku, shpikja e katunar Ulsi Manjës është kthyer në një kamikaze e EDramës. Do shkojnë bashkë në qeli dhe do kenë boll kohë për tu eglendisur me njëri tjetrin, derisa të plaken.

Arta10/12/2018 18:59

Kryeprokurorja duhet te marre nen hetim Gjiknurin dhe Qendron per te kaluar pastaj ne padrinoja i vertete qe eshte KM jone.S'ka njeri qe s'e kupton qe eshte direkt ai organizatori dhe perfituesi i kesaj afere kurse te tjerer jane ata qe marin bakshishin e sherbimit te bere.

Shto koment

Denonco