Denoncimi/ Punonjësi humb krahun në punë, policia dhe prokuroria fshehin ngjarjen

Denoncimi/ Punonjësi humb krahun në punë, policia dhe prokuroria fshehin ngjarjen

10:41, 30/11/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikur një tjetër denoncim të qytetarit digjital, i cili këtë herë zbulon një tjetër skandal i cili po mbahet i fshehur nga instancat shtetërore.

Në mesazhin e tij qytetari shkruan se një familjari i tij ka humbur krahun gjatë orarit të punës në kompaninë Albpetrol, por pavarësisht kësaj asnjë prokuror dhe asnjë polici nuk e ka hetuar si ngjarje.

Sipas denoncuesit edhe mjekët e spitalit të traumës nuk e kanë cilësuar si aksident në [punë në kartelët e të plagosurit.

Ja denoncimi i Berishës:

Një krim i shëmtuar!

Qytetari humbet krahun në punë në Albpetrol, të gjithë e fshehin.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Sali Berisha...! Jam nje familjar I te demtuarit ne pune qe humbi kraun ne ndermarjen Alpetrol doja tju informoja qe ka 4 dite qe as nje polic apo prokuror nuk dukur te mari nje proces verbal te te demtuarit dhe tek kartela qe kan mjeket tek spitali i traumes nuk eshte i identifikuar si aksident ne pune... faleminderit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco