Unaza e Re, PD: Çdo zyrtar i këtij korrupsioni gjigand duhet të përgjigjet para ligjit!

Unaza e Re, PD: Çdo zyrtar i këtij korrupsioni gjigand duhet të përgjigjet para ligjit!

13:59, 29/11/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike i bëri thirrje Prokurorisë të dëgjojë zërin e banorëve të Unazës s Re dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal. "Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit!" deklaroi Gazment Bardhi, këshilltari ligjor i PD para medias.

"Projekti 40 milionë euro i Unazës së Re është aq korruptiv dhe i paligjshëm, - tha Bardhi, - saqë shumë zyrtarë të lartë duhet të ishin sot në burg, duke u hetuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.   

Projekti është në paligjshmëri të plotë, sepse me miratimin e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, qeveria ka anashkaluar procedurat kyçe të realizimit të një projekti madhor publik, siç përcaktohet në vendimin nr 628 të Këshillit të Ministrave, të 15 korrikut 2015.   

VKM nr. 628 përcakton rregullat për projektimin dhe ndërtimin e rrugëve, ku më kryesori është studimi i fizibilitetit, ai që orienton qeverinë, nëse një projekt është i dobishëm dhe nëse kosto justifikon përfitimin.  

Në nxitim për të grabitur 40 milionë euro, qeveria nuk ka zbatuar VKM nr 628 për të bërë analizën e kostos dhe përfitimeve, ku përfshihet si detyrim ligjor edhe vlera e shpronësimeve.   

Për shkak të shkeljes së ligjit, sot, askush nuk e di sa kushton realisht projekti  i Unazës së Re. 40 milionë euro është vetëm vlera që Edi Rama ka vendosur të ndajë me 3 kompani të paracaktuara për ndërtimin e 2.2 kilometrave rrugë.  

Ligji përcakton se për të shkuar deri tek tenderimi i një vepre si kjo e Unazës së Re duhet të realizohen disa vlerësime.  
Projekti 40 milionë euro është tenderuar: Pa studim fizibililiteti, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa analizë kostoje dhe përfitimi, pa vlerësim shpronësimësh. 

Procedurat janë kapërcyer qëllimisht për të fryrë faturën e ndërtimit dhe për të shmangur shpronësimet.  Paligjshmëria e projektit 40 milionë euro të Edi Ramës nuk ndalet vetëm tek anashkalimi i disa procedurave kyçe, që fshehin vlerën reale të projektit. 
 
Nën presionin e protestave të qytetarëve dhe opozitës, qeveria ka pranuar se projektimi i veprës tek Unaza e Re është dhuratë, është sponsorizim nga një kompani private. Ky është një tjetër veprim i paligjshëm me projektin 40 milion euro. 

Ligji i sponsorizimeve, që në nenin e parë të tij, ndalon sponsorizimet për institucionet shtetërore në fushën e ndërtimit të rrugëve. Por, përsa kohë, projektet tenderohen për të vjedhur, shkelja e ligjit është një normalitet për qeverinë e Edi Ramës.  

Siç paracaktoi në tenderin korruptiv kompanitë me të cilat do të ndajë 40 milionë eurot tek Unaza e Re, duke pranuar një dhuratë, një sponsorizim të paligjshëm, Edi Rama ka paracaktuar edhe supervizorin e punimeve, që pritet të jetë vetë kompania dhuruese e projektit të paligjshëm 40 milionë euro.  

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal. Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit!'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tironci29/11/2018 18:00

E njejta retorike opozitare.Do pergjigjen para ligjit kur te vijme ne ne pushtet ! E pame kur erdhi Sali Berisha ne pushtet ne 2006,por nuk pame te arrestohej asnje nga hajdutet e Fatos Nanos !? Nuk genjehet me populli me fjale boshe por me vepra.

Shto koment

Denonco