Pse Arta Marku nuk hap hetimin për Ministrinë e Brendshme

Pse Arta Marku nuk hap hetimin për Ministrinë e Brendshme

16:26, 27/11/2018
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme në një deklaratë për mediat ditën e sotme doli e tha se do të niste një fushatë kundër kapsollave.

Nisur nga protesta e banorëve të Unazës së re, ku mbeti e plagosur një police, ministria e Brendshme tha se, do të nisë një kontroll të tregut për të eliminuar të tilla pajisje.

Për këtë vendim, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili thotë se duhet të nisë një hetim në lidhje me personat përgjegjës që i lejojnë këto kapsollë.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Sot Ministria e Brendshme po qahet për kapsollat.

Po kush i lejoi të futen kur paskan qenë të rrezikshme?

Pse s'foli asnjë fjalë deri tani Ministria e Brendshme?

Pse nuk paditen ata që kane miratuar futjen e tyre?

Cilët janë emrat e fajtorëve?

Eksperimentet që po bëjnë sot këta të Ministrisë së Brendshme pse nuk i bënë dje?

Pse prokuroria hesht përpara kësaj afere?

Apo meqë prokuroria e qeveria janë njësh me njëra-tjetrën s'ka as hetim, as përgjegjës dhe as fajtorë.

Pa u vënë gishtin fajtorëve, boll doli Ministria e Brendshme se u bë gazi i botës dhe u katandis në një sekt hakmarrësish që dhunon qytetarët që i paguajnë për t'i mbrojtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco