Haradinaj: Qytetarët e dy vendeve presin më shumë nga qeveritë tona

Haradinaj: Qytetarët e dy vendeve presin më shumë nga qeveritë tona

10:40, 26/11/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Ramush Haradinaj tha në fjalën hapëse të mbledhjes së dy qeverive në Pejë, se Kosova dhe Shqipëria kanë parë gjithmonë nga njëra tjetra, pavarësisht rrethanave historike.

Kreu i ekzekutivit të Kovës tha mes të tjerash se populli shqiptar pret më shumë nga qeveritë e të dyja vendeve.

“Jam i vetëdijshëm se popujt tanë presin më shumë nga ne. Sot Kosova është palë kontaktuese me BE si dhe MSA, zbaton prioritete e reformës evropiane si dhe ka plotësuar detyrimet për liberalizmi të vizave”, shtoi ai.

Pas diskutimeve, në fund të mbledhjes Kosova dhe Shqipëria do të firmosin një sërë marrëveshjesh, të cilët do t’i shërbejnë ekonomisë dhe popullit shqiptar në tërësi, tha Haradinaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco