Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarë të shumtë protestojnë në Kakome

VIDEO/ Rama në spital: Mos fol fare, s’kam ardhur për ty! As dua t’ia di për ju

VIDEO/ Rama në spital: Mos fol fare, s’kam ardhur për ty! As dua t’ia di për ju

14:43, 23/11/2018
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një situatë e rëndë është krijuar dje në sallën e Spitalit të Traumës, kur kryeministri Edi Rama shkoi për të vizituar policët e lënduar bashkë me Ministrin e Brendshëm.

Protestuesja Adelina Shehu, banorë e zonës së Unazës së Re,  së cilës ia futën këmbën në allçi prej lëndimeve që mori, tregon qëndirmin fyes dhe poshtërues të Kryeministrit tek iu drejtua policëve të shtruar dhe u ktheu shpinën me përbuzje, protestueseve gra që ishin në të njëjtën dhomë.

Ja rrëfimi i zonjës Shehu:  “Kemi ngelur shumë të ofenduar nga kryeministri ynë. Nuk e prisja, ndoshta deri në ato moment po më dhembte trupi, pastaj më dhembi shpirti. Kemi qenë në një dhomë ku ishin të lënduar dhe dy policë dhe në tre protestues. Erdhi dhe Ministri i Brendshëm dhe ai as nuk na i hodhi sytë.

Vjen kryeministri dhe drejtohet tek polici. Kishte përballë një zonjë tjetër të lënduar. Dhe ajo i drejtohet: “O kryeministër po si na e bëtë këtë punë kështu?!”

Rama: “Ti moj zonjë mos fol fare, se nuk kam ardhur për ty, por kam ardhur për të parë atë vajzën 24-vjeçare, që i keni hequr gishtat e dorës, se është vajzë nënë, si do të vinte sikur të ishte vajza jote dhe të vinte me gishtat e hequr?”

“O kryeministër po dhe unë jam vajzë nënë, nuk më bëri lopa, shikoje këmbën time si jam bërë, pse nuk duhet të më flasësh?!”

“As nuk dua që t’ja di për ju, ju jeni zaptues dhe duhet të zhdukeni një orë e më parë, mos të dukeni më këtu. Ato që kanë letra do të marrin dëmshpërblim, ju do të zhdukeni.”

I thamë po janë fjalët e tua o kryeministër, kur na thatë t'i gëzoni këto shtëpi, kur erdhët të na merrnit votat.

“Nuk është e vërtetë tha, nuk ua kam thënë këto fjalë.”

Kjo ishte përgjigja e kryeministrit tonë. Dhe kjo na vret më tepër. Nuk na ka vrarë as Policia ne, as ne Policinë, por na keni vrarë ju si shtet”– u shpreh Adelina.

Adelina tha se ata u provokuan nga Policia dhe protesta degradoi me dhunë.

“Protesta degradoi e dhunshme, u provokua nga Policia. Na shtynin, na largonin. Kur kemi kaq ditë këtu dhe e nisëm si një protestë paqësore siç ka qenë gjatë këtyre ditëve kur kemi kaq ditë dhe dalim para shtëpive tona.

Kur i thërrasim qeveritarët që të vijnë dhe të na dëgjojnë të flasin me ne, të na sqarojnë për të gjithë gjërat që janë këtu. Dhe vendosëm që t'i shkojmë kryeministrit pranë Kuvendit që të dëgjonte me mirë zërin tonë dhe të na sqaronte.

Ne gratë dhe fëmijët ishim në rradhë të parë. Afrohemi atje dhe në ato moment Policia na shtyn me shkelm. Më është thyrë kyçi këmbës sepse më ka shtyre Policia. E kam parë vetën time në spital. Kam hedhur këmbën në allçi dhe kam që dje që nuk lëviz nga vendi.”

Ajo thotë se do të vijojë protestën për të mbrojtur banesën e tyre, pasi ka 20 vite që jeton në atë banesë.

“Unë kam 20 vjet që banjo në këtë banesë. Letra nuk kemi, sepse kemi pritur nga shteti që t'i legalizojmë. Shteti më ka marrë taksa, me ka bërë kontrata, kam paguar taksa trualli. Si qenkam e paligjshme unë?! Ne jemi në rrugë, ç'bonus qeraje?!“- ngriti supet ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco