Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

'Vangjush Dako duhet të ndëshkohet me burg, Edi Rama po bllokon hetimet'

'Vangjush Dako duhet të ndëshkohet me burg, Edi Rama po bllokon hetimet'

12:44, 19/11/2018
A+ Aa A-

Partia demokratike kërkoi sërish sot arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, pasi lidhjet e tij me bandën e Avdylajve janë të provuara dhe faktet ndodhen në dosjen 339.

'Edi Rama po bllokon hetimet!' tha deputeti Xhemal Gjunkshi, në deklaratën e mëposhtme për mediat:

 "Prej gati një muaji, qytetarët janë njohur me denoncimin e Partisë Demokratike se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339!

Denoncimi i Partisë Demokratike u provua i vërtetë, kur disa nga përgjimet e dosjes 339 u bënë publike me arrestimin për trafik ndërkombëtar droge të bandës së Avdyljave.

Nëpërmjet dosjes 339 Partia Demokratike u faktoi shqiptarëve se qeveria e Edi Ramës nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur, i ka blerë së bashku me bandat për të sunduar shqiptarët.

Vangjush Dako është një nga personat kyç për blerjen kriminale të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.

Shkarkimi i kryebashkikaut të Durrësit duhet të ishte veprimi i parë që duhet të kishte bërë një kryeministër i pakapur nga krimi,

Arrestimi duhet të kishte qenë vendimi i menjëhrshëm një prokurorie të pakapur nga qeveria dhe krimi.

Vangjush Dako meriton të ndëshkohet me burg për blerjen e votave nëpërmjet bandave dhe për shpërblimin me tendera, punë publike dhe favore të tjera për krimin që i siguroi votat.

Në Dosjen 339 ndodhen qindra faqe me përgjime që vertetojnë lidhjet e bandes kriminale të qeverisë me bandën e Avdylajve, në Durrës dhe Shijak .

Biseda e shkurtit 2017 me bandën Avdylaj, me nofkën Niçja, ku i premton favore, e vërteton më së miri përmasën e skandalit Dako.

Nëpërmjet përgjimeve, shqiptarët kanë parë sesi banditët drejtojnë një kryebashkiak dhe caktojnë pushtetin e një kryeministri.

Edi Rama po tenton bllokimin e dosjes 339, sepse me arrestimin e Dakos zbardhet me prova ligjore denoncimi i opozitës dhe konstatimi i vëzhguesve ndërkombëtarë se si zgjedhjet e vitit 2017-s u blenë.

Këto fakte janë një apel, për të gjithë miqtë e Shqipërisë, për qytetarët e ndershëm që kerkojnë dhe dëshirojnë që në këtë vend të ketë liri, te ketë demokraci, që në ketë vend të sundojë ligji dhe jo krimi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco