Pas ngjarjes në Bularat, Idrizi thirrje Metës: Mblidh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Pas ngjarjes në Bularat, Idrizi thirrje Metës: Mblidh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

12:51, 09/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i bën thirrje presidentit Meta të thërrasë këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi dje në Bularat shteti pushoi së ekzistuari.

"Në këto kushte PDIU dhe shoqata Çamëria kërkojmë me forcë të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të vënë në alarm institucionet e sigurisë kombëtare, SHISH, SHIU, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, por dhe për çështjen e financimeve greke për një pjesë të mediave dhe bizneseve," u shpreh Idrizi në një deklaratë për median nga selia e PDIU-së.

"Është e papranueshme dhe indinjuese për çdo shqiptar - tha më tej Idrizi- të shohim rënien e shtetit shqiptar në jugun e Shqipërisë."

 "Ngjarje të tilla shqiptarët i kanë parë në vitin 1914, 1940 dhe në vitin 1997 por kurrë ne nuk mund ti pranojmë ti shohim të përsëritura në vitin 2018. I drejtohem shtetit shqiptar me forcë. Nëse nuk e vendosni dot me forcë autoritetin e shtetit për garantimin e integritetit territorial të Shqipërisë, detyrë që rrjedh nga Kushtetuta, na e thoni se do e mbrojmë ne vete shqiptarët" e mbylli deklaratën Idrizi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Turkofagos09/11/2018 12:59

U trimerua Idrizi... caktojeni drejtor Dogane ne Kakavije qe te garantoje sigurine kombetare...

izeti09/11/2018 12:56

Me ke ta mbledhi keshillin e sigurise, kryeprokurorja nuk i vete, shefi i shtabit nuk i vete, shefi i shish nuk i vete, ministri i brendshem nuk i vete, ministri i mbrojtjes nuk i vete...te dekretoje ministrin pastaj shofim e bejem per keshillin

Shto koment

Denonco