Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Strazimiri në Syri.net: Qeveria e Ramës është ilegjitime, është në pushtet me vota të blera nga bota e krimit

Strazimiri në Syri.net: Qeveria e Ramës është ilegjitime, është në pushtet me vota të blera nga bota e krimit

18:19, 08/11/2018
A+ Aa A-

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri e cilësoi qeverinë e Edi Ramës si ilegjitime.

Ai tha se në Dosjen 339 dolën qartë dhe në dritën e diellit provat se Edi Rama i ka blerë këto vota dhe ka bashkëpunuar me krimin për të marrë mandatin.

Ai tha se përgjimet nxorën Dakon, që bashkëpunonte me kriminelët për të blerë vota për Edi Ramën.

‘Vangjush Dako si udhëheqësi i partisë në pushtet, ai ka kryer me ta që përmes infulencës së tyre të grumbullojë sa më shumë vota për Ramën si kryeministër. Dosja 339 nuk merret vetëm me Dakon, në Dosjen 339, ju ka dalë i gjithë qarku i Lezhës, i Durrësit, sigurisht për qarkun e Vlorës gjërat dihen, ata i hëngrën kokën Saimir Tahirit. Një qeverisje e cila për gjysmë deputeti të ketë përdorur influenca kriminale, unë mendoj që ai kryeministër nuk duhet të qëndrojë, është ilegjitim’, deklaroi Strazimiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco