A duhet t’i ‘djegë’ mandatet e deputetit opozita? Ja çfarë deklaron Nard Ndoka

A duhet t’i ‘djegë’ mandatet e deputetit opozita? Ja çfarë deklaron Nard Ndoka

23:09, 05/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk është kundër djegies së mandateve të deputetin nëse kjo i nevojitet Shqipërisë.

I ftuar në  “Natë me Xhaxhiun”, Ndoka u shpreh se nuk është kundër djegieve të madateve.

“Unë nuk jam kundër djegies së mandateve, djegia e madateve është një etapë. Është bojkoti, pastaj djegia e mandateve. Kur të fillojmë protestat, normalisht etapa tjetër është djegia e mandateve dhe shkëputja institucionale me paralamentin. Ky është realiteti poltik, në jemi në një situatë ku kemi nevojë emergjente të gjykatë kushtetuese. Ne jemi gati të futemi në zgjedhje, qoftë dhe nesër, në sensin e përgatitjes programore dhe strukturale.”- tha Ndoka.

Për sa i përket bashkëpunimit me partitë e tjera, Ndoka tha se LSI është një vlerë e shtuar për opozitën.

“Ne kemi pasur një problem me bashkëpunimet politike ndër vite. Unë gjykoj se LSI ka qenë si një vlerë e shtuar si një garanci. Ka qenë dhe si burim pasi i jep më tepër peshë opozitës. “- u shpreh Ndoka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco