Shembjet e shtëpive tek Unaza e Re, Braimllari: Thirrje Ramës e Veliajt, t'u jepet zgjidhje banorëve

Shembjet e shtëpive tek Unaza e Re, Braimllari: Thirrje Ramës e Veliajt, t'u jepet zgjidhje banorëve

13:04, 04/11/2018
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, është takuar sot me banorët e Unazës së Re tek zona e Astirit në Tiranë, të cila po protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre nga bashkia e Tiranës. Braimllari ka mbështetur kërkesat e protestuesve dhe i ka bërë thirrje, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj të mos përdorin forcën e pushtetit mbi ata njerëz, të cilëve po u shkelin djersën dhe mundin e 25 vieteve.

“I bëjmë thirrje kryeministrit dhe bashkisë Tiranë, - shkruan ai në Fb,  -  të konsultohen me banorët e kësaj zone pasi deri më tani nuk ka asnjë konsultë për këtë projekt që prek rreth 350 shtëpi, duke filluar me zgjerimin e rrugës dhe ndryshimin e shtratit të Lanës.

Kryeministri nuk duhet të përdorë forcën e pushtetit dhe ndasitë krahinore kundër banorëve të kësaj zone që me shumë mundim kanë arritur të ndërtojnë shtëpitë ku jetojnë prej 25 viteve. Duhet gjetur një zgjidhje imediate pasi po hidhet poshtë djersa dhe gjaku i këtyre banorëve. Kryeministri nuk kupton hallet e banorëve sepse ka kohë që është shkëputur nga realiteti në të cilin ndodhet vendi. Interesat e qytetarëve duhet të jenë të parët dhe jo ajo e oligarkëve të krimit dhe drogës të cilët po e mbajnë peng këtë kryeministër."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco