Kuvendi nuk miraton rezolutë kundër Thaçit, opozita braktis sallën

Kuvendi nuk miraton rezolutë kundër Thaçit, opozita braktis sallën

12:46, 01/11/2018
A+ Aa A-

Vetëm 50 deputetë kanë votuar për rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për angazhimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.

Edhe pse kishte deputetë të mjaftueshëm në sallë për rezolutën kanë votuar vetëm 50 deputetë ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.

Pas kësaj deptuetë të LDK-së dhe Vetëvendosjes e kanë lëshuar sallën.

Partitë nuk merren vesh për rezolutën kundër Thaçit

Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdoi me deklarimin e grupeve parlamentare, pas takimit që kishin lidhur harmonizimin e rezolutës për dialogun.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se nuk kanë arritur të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare, por piken 6 të propozuar nga PDK, e kanë riformoluar.

Hoti: Nuk kemi arritur dakordësi

“Nuk kemi arritur të dakordohemi, mëngjitë si propozues ne kemi shprehur gatishmërinë që pikën 6 të rezolutës të propozuar nga PDK, ta riformolojmë dhe bashkë me rezolutën tonë të duket kështu. Kuvendi i Kosovës rithekson se Kushtetuta, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. As presidenti, as askush tjetër nuk ka të drejt të negocioj për territorin e Kosovës”, tha ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco