Gjermania: Dorëheqja e Xhafajt, shumë pak, duhet ...

Gjermania: Dorëheqja e Xhafajt, shumë pak, duhet ...

09:50, 01/11/2018
A+ Aa A-

Nga Gjermania kanë ardhur qëndrime të qarta në lidhje me dorëheqjen e Fatmir Xhafajt dhe veprimeve të qeverisë së Edi Ramës.

Raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë, Thorsten Frei është shprehur për Deutche Welle se kjo është shumë pak.

Frei ka thënë ndër të tjera, se për të arritur statusin e kandidatit, Shqipëria duhet të bëjë edhe shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, gjendja e të cilit sipas tij është shqetësuese.

Deputeti gjerman pret rezultate të shpejta në këtë drejtim nga pasardhësi  i tij.

‘Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Dhe nuk më takon mua, sidomos kur në Shqipëri, diskutimet për këtë çështje nuk kanë të sosur.

Sidoqoftë, unë e kam theksuar gjithnjë, se thashethemet dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani.

Unë mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika’, është shprehur Thorsten Frei.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco