Profesori grek: Isha në Bularat, asnjë flamur grek s’është ulur

Profesori grek: Isha në Bularat, asnjë flamur grek s’është ulur

15:32, 29/10/2018
A+ Aa A-

Efsyn.gr ka sjelle dëshminë e profesorit grek të njohur te historisë Antonis Liakos i cili është shprehur se gjatë ceremonisë në nderim të ushtarëve të rënë nuk ka pasur asnjë problem. Asnjë flamur grek nuk është prekur.

Profesor Liakos është shprehur se para ceremonisë nië i ri minoritar kishte bllokuar qendrën kulturore të fshatit duke qëlluar me kallashnikov, policia shqiptare ndërhyri dhe e dëboi nga fshati dhe ai i largua maleve. Policia e ndoqi me helikopterë dhe i bëri thirrje të dorëzohej por ai mesa duket nuk u bind dhe në shkëmbim zjarri e vranë.

Profesori grek që ishte i pranishëm në fshatin Bularat ka theksuar se asnjë flamur grek nuk është ulur dhe nga pala e shtetit shqiptar sjellja dhe masat e sigurisë kanë qenë perfekte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Studenti 29/10/2018 17:16

Rama po ja arrin qellimit. Shtypi po merret me ceshtjen bajate “u ul apo nuk u ul flamuri grek ne nje fshat te humbur te Shqiperise”. Me vjen keq qe edhe Syri jep kete lajm. Syri duhet te vazhdoje te perqendrohet, tek demaskimi i qeverise se krimit, sepse deri tani ka bere nje pune te lavderueshme.

altini29/10/2018 16:51

Respekte o fqinj i nderuar, nje sjellje dhe qendrim i denje per nje profesor.

Shto koment

Denonco