Berisha, mesazh i ndjerë për ndarjen nga jeta të Profesor Flamur Tartarit

Berisha, mesazh i ndjerë për ndarjen nga jeta të Profesor Flamur Tartarit

12:37, 27/10/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Berisha ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Profesor Flamur Tartarit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se me ndarjen e papritur nga jeta të profesor Tartarit, mjekësia shqiptare humbi njërin prej mjekëve më të talentuar dhe humanistëve më të shquar.

Ja mesazhi i plotë i ngushëllimit

Nje lamtumire e dhimbshme. Profesor Flamur Tartari mbyll syte pergjithmone!

Te dashur miq, me ndarjen e papritur nga jeta te profesor Flamur Tartarit mjekesia shqiptare humbi njerin prej mjekeve me te talentuar, humanisteve me te perkushtuar, akademikeve me te shquar te saj.

Profesor Flamur Tartari ne karrieren e tij te gjate deshmoi perkushtim te madh, aftesi, talent, humanizem te veçante ne mjekimin dhe operimin e mijra te semureve te te gjitha moshave per semundje te veshkave dhe aparatit urinar. Ai ishte gjithashu nje pedagog i dashur dhe respektuar per mijra studente dhe mjeke stazhiere qe ju dha mesim.

Profesor Flamuri eshte autor i dhjetra teksteve monografive dhe punimeve shkencore. Mbeshtetes i proceseve demokratike qe ne fillimet e tyre, ai dha ndihmesen e tij te çmuar ne zhvillimet e vendit.

Me kete rast i shpreh familjes se te ndjerit Profesor Flamur Tartari, miqve dhe te afermve te tij ngushellimet e mia me te sinqerta dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar! sb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber27/10/2018 13:31

ti, ke shume respekt per ish-koleget

Shto koment

Denonco