Dorëheqja e Xhafajt, Vangjel Dule: Paralajmërim stuhish

Dorëheqja e Xhafajt, Vangjel Dule: Paralajmërim stuhish

12:14, 27/10/2018
A+ Aa A-

Nga Korça, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka komentuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Duke mos pasur dijeni për arsyet e dorëheqjes do thoja se është paralajmërim stuhish të reja furtune që do i japë fund kësaj historie qeverisje”, ka deklaruar Dule.

Kreu i PBDNJ, i pyetur se a po shkon vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme, u përgjigj se: “Kjo do të thotë se duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Jeta politike i ngjan një moçali më kuptimin denotativ dhe konotativ. Strukturat shtetërore të destinuara nga kushtetuta dhe ligjet për t’u vënë fre këtyre fenomeneve e janë në status të kapur. Duhen vënë në funksion sinjalet e alarmit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco