Basha denoncon krimin e të gjitha krimeve: 15 mandate të Ramës u fituan nga bandat, Rrajat, Ndokat, Avdylajt...

Basha denoncon krimin e të gjitha krimeve: 15 mandate të Ramës u fituan nga bandat, Rrajat, Ndokat, Avdylajt...

13:19, 25/10/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka denoncuar sot atë që e ka konsidruar si krimin e të gjitha krimeve, fitimin e 10-15 mandateve të mazhorancës falë lidhjeve me bandat kriminale. Basha tha se provat janë të qarta duke filluar nga banda e Rrajave, banda e deputetit Rraman Rraja dhe djalit të tij, që i ka siguruar Ramës votat në Krujë dhe duke vazhduar me qarqet e tjera.

"Sot kemi provat: përgjimet zyrtare të Prokurorisë që kanë zbuluar se si ministrat dhe deputetët e PS-së kanë bashkëpunuar me krimin për të vjedhur votat e shqiptarëve dhe ardhur në pushtet, - tha Basha. - Jemi të vendosur për t’i shkuar kësaj çështjeje deri në fund, për të pamundësuar që shërbëtorët e Ramës në Prokurori të varrosin këto dosje, për të mundësuar që të ekzekutohen fletëarrestet për bashkëpunëtorët e Ramës si Vangjush Dakon..."

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Kanë dalë në dritë provat e krimit të të gjithë krimeve. Votat e shqiptarëve nuk kanë asnjë vlerë. Kriminelët e Fushë Krujës grabitën vota. Grupi Rraja ka qënë shtabi i vetëm i PS në Krujë aq sa Rraja i vogël ndihet oponenti ynë, aq sa duket se kundërshtarët tanë janë jo socialistët.

Kriminelët e grupit të rrezikshëm Avdylaj kanë punuar për vjedhjen e votave për Vangush Dakon dhe Ramën. Bashkë me Ramën në pushtet erdhën edhe Avdylaj ndaj këta u fuqizuan në grup kriminal ndërkombëtar.

Ndokat po ashtu.

Në Kavajë Elvis Rroshi ka bërë të njëjtën gjë bashkë me Gentian Dajën.

Në Elbasan Qazim Sejdini ka bërë të njëjtën gjë. Prokuroria ka një dosje tjetër ku hetohet për vjedhjen e votave në Dibër ku përfshihet Ulsi Manja dhe Saimir Tahiri.

Sot mund të themi se krimi i ka siguruar Ramës 10-15 mandate.

Në 2013, modeli ishte që vetë kriminelët i bëri deputetë. Në 2017, për shkak të pengesës formale të ligjit të dekriminalizimit, solli njerëzit e tyre në parlament.

Burimi i krimit është krimi zgjedhor. Një pushtet që merret me ndihmën e kriminelëve do të punojë për kriminelët, do të ekzistojë si pushtet i tij. Në Shqipëri mori fund çdo proces politik që kur Rama vendosi të punojë me ta. Krimi i të gjitha krimeve është krimi elektoral. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Besi25/10/2018 14:57

Kur humbet eshte normale qe do i "gjesh" nje te "mete" fituesit per te justifikuar humbjen tende!

anisa25/10/2018 13:38

Mire qe nuk i mbeshtet operacionet e policise se shtetit, por vazhdon me teorit e konsipacionit

Shto koment

Denonco