Gazetari i njohur: Jam bë gati fizikisht me më rrehë presidenti

Gazetari i njohur: Jam bë gati fizikisht me më rrehë presidenti

16:32, 24/10/2018
A+ Aa A-

Situata duket se është e tensionuar në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme vëllai i presidentit Hashim Thaçi ka sulmuar dy persona në ambientet e Byrosë së Sigurimeve.

Pas këtij sulmi, ka reaguar edhe gazetari njohur kosovar, Berat Buzhala.

Me një postim në Facebook, Buzhala thotë se është bë gati fizikisht e moralisht që të rrihet nga presidenti Hashim Thaçi apo njerëz të tjerë, me urdhër të tij.

Ja çfarë shkruan Berat Buzhala në Facebook:

Njoftim:

Une jam pergatite fizikisht edhe psikoligjikisht me me rrehe Presidenti, ose dikush me urdher te tij, per shkak qe nuk eshte i kenaqur me raportimet tona ne Gazete Express dhe T7:

Presioni qe po ushtrohet ne drejtim te mediave, e posacerisht ndaj medias ku une punoj, nga Presidenti Thaci, dhe njerezit e tij, eshte i tmerrshem.

Te gjithe njerezit e politikes qe i kam ne listen e miqve ne FB le ta marrin kete si nje njoftim zyrtar. Le te mbetet e shenuar, le te mbetet fjale publike, ky postim i imi, ne menyre qe te mos thuhet qe nuk e ke paralajmeru.

Ne menyre qe mos me i rreziku personat tjere, ndaj te cileve po ushtrohet presioni, po duhet me qene jotransparent.

Per cdo rast po i bej tag disa nga politika, duke perfshire qeverine, kuvendin dhe presidencen: Vjosa Osmani-Sadriu (deputete), Naser Rugova (deputet), Ilir Deda (deputet), Abelard Tahiri (minister), Uran Ismaili (minister dhe nenkryetar i PDK'se), Daut Haradinaj (deputet), Vlora Citaku (ambasadore ne SHBA), Artan Behrami (Presidence), Endrit Shala (minister), Bilall Sherifi (deputet), U.S. Embassy Prishtina, Kosovo, German Embassy Prishtina, British Embassy Prishtina, Italian Embassy Prishtina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco