Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rama del jashtë kontrollit, nis kërcënimet ndaj opozitës

Rama del jashtë kontrollit, nis kërcënimet ndaj opozitës

14:40, 10/10/2018
A+ Aa A-

Zhvillimet e vrullshme të orëve të fundit, kanë nxjerrë jashtë kontrolli edhe Edi Ramën I cili ka nisur kërcënimet direkte  ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj.

Në një reagim në twitter, Rama ka folur për herë të parë edhe për video-përgjimin e mbrëmshëm, por pa I përmendur emrin as videos dhe as “dëshmitarit të tij kyç”, Fredi Alizoti, I cili nga biseda që u publikua një ditë më parë nxori zbuluar Ramën, Xhafajn, Prokurorinë, Policinë e Shtetit dhe kreun e deputetëve socialist Balla, të cilët, I kishin ofruar 200 mijë euro Alizotit për të “kaluar në krahun e tyre” dhe për të dhënë dëshmi të rreme.      

Ja postimi i plotë i Ramës

"E di Artist,keq puna!Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush,po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy".

Dhe pas vetëm 15 minutash, Rama i çekuilibruar shkruan sërish: 

Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s'e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po,padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kolonjari 10/10/2018 18:36

Po si nuk te vjen turp o njeri . Ne vend qe verifikimin etj ta beje prokuroria , e ben ti per 5 min e ata pastruesit e tu nuk bejne asgje tjeter , vecse te pastrojne bajgat e tua . Nuk e mer vesh o njeri qe me ata qe ke pas po vete ne kanal te ..... . Njeri qe nuk shikon hallet e popullit qe i cove ne gremine , po fajin ta ka opozita . Ti ore njeri e ke fajin . Mos ki merak .

gramoz10/10/2018 14:51

Filloi te ciceroje dhe kryeqenefi. Do vije shum shpejt dita kur ti dhe qelbesirat qe te rrethojne, do beni nje kor cicerimash ne burg. Aty e keni vendin te gjithe ju bajgat e ripjerdhjes komuniste.

Shto koment

Denonco