VIDEOSKANDALI/ Berisha: Ja provat që policia sot po gënjen

VIDEOSKANDALI/ Berisha: Ja provat që policia sot po gënjen

20:50, 26/09/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net se, policia po gënjen duke thënë se në Postën e Fushë Krujës nuk ka qenë nënkomisari Emiljano Nuhu.

‘Kam dy komunikata e policisë ku bien vetë brenda oficerët ku kanë qenë Gentiani bashkë me Emilianon, ndërsa tani ka qenë vetëm Gentian Çitozi.

Unë mendoj se ka një faktor këtu që krimi mediat si medium të kontrolluara nga qeveria, paratë e pafundme janë një peshë e rëndë për qytetarët. Mendoj se dhe opozita, që të jemi realistë për çdo gjë mund të akuzohet, por jo se nuk është marrë me krimin, sepse është marrë në mënyrë të fuqishme, dhe nuk besoj se ka opozitë që të ketë bërë më shumë se kjo opozitë.

Tani jemi në kushtet e grushtit të shtetit, opozita dhe qytetarët duhet ti kthejnë me forcë kushtetutshmërinë vendit, sepse pa kushtetutshmëri nuk ka shtet.

Ky narkositem duhet të përmbyset sa më shpejt dhe sa më fuqishëm’, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës përballë gazetarit Çim Peka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco