Studiuesja amerikane: Rrëzimi i Teatrit, ngjarja më e madhe korruptive

Studiuesja amerikane: Rrëzimi i Teatrit, ngjarja më e madhe korruptive

21:25, 20/09/2018
A+ Aa A-

Studiuesja e njohur amerikane mbi trashëgimitë kulturore, dr. Lori Amy, foli sot me shqetësim për miratimin në parlament të ligjit, që parashikon rrëzimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtime të tjera në atë zonë.

“Kjo konferencë mbi korrupsionin në drejtësi dhe përfshirjen e qytetarëve kundër tij është jashtëzakonisht e rëndësishme , tha ajo. Por në të njëjtën kohë, tani në parlament po miratohet një ligj, që dihet mirë se bie ndesh dhe dhunon Kushtetutën. Ai ligj i heq këshillit bashkiak të drejtën të marrë vendime për qendrën e qytetit. Natyra kriminale e këtij ligji është e tillë, që ne duhet ta ngremë sërish si çështje dhe ta kundërshtojmë. Duhet demaskuar kriminaliteti, që qëndron pas këtij ligji. Ne nuk kemi pse diskutojmë, nëse duhet një teatër i ri, sepse këtu nuk është çështja për një teatër të ri. Çështja është ky partneritet jotransparent publik-privat, ku ne e dimë mirë se prapa tij fshihet korrupsioni. Pyetja ime në këtë dhomë është se çfarë duhet bërë për këtë? Ne po flasim këtu për masat anti-korrupsion, ndërkohë që në njëjtin çast po ndodh ngjarja më e madhe e korrupsionit në vend, ndaj duhet të merremi me të”, tha dr. Lori Amy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Artan21/09/2018 08:41

Keshtu eshte kur ambassadori juaj mbrojti Ramen per 4 vjet. Do korresh cfare mbjell. Veliaj eshte akoma me keq keshtu qe rrezojeni pa hip ne kal se e shkaterroi Shqiperine

Daj Jaku20/09/2018 23:33

Më në fund vdiq epoka obama/soros/donlu (maimunët) në ambasadën USA në Tiranë. E ndjen mirë EDrama që ka hyrë aq thellë sa që nuk del dot. Ato 200 milionë € i ka depozituar në bankën e çiftit kryeministror dhe nuk ka mundësi ti ja kthejë mbrapsht Fushës, prandaj nxiton ti shlyejë borxhin me kulla e teatër e më pas të thyejë qafën me pasuritë marramëndëse grabitur popullit më të varfër të botës. Si lafarakë që kanë qenë familjarisht historikisht nuk e din që paguhen në breza këto krime, shiko KENEDY.

Shto koment

Denonco