VIDEO/ Kryemadhi: Komision hetimor për drogën, ndërkombëtarët gisht në kanabizimin e vendit

VIDEO/ Kryemadhi: Komision hetimor për drogën, ndërkombëtarët gisht në kanabizimin e vendit

21:53, 19/09/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, pro ngritjes së një komisioni për të hetuar atë që e quan ‘kanabizimin e Shqipërisë’ dhe që sipas saj, nisi pas aksionit të policisë së Lazarat.

Sipas Kryemadhit, ka ndërkombëtarë që kanë qenë ‘pjesë e këtij komploti dhe kësaj skeme të kanabizimit të Shqipërisë’.

‘Ne kemi pasur dikur një fshat që quhet Lazarat, që cilësohej për çështjen e kanabizimit dhe shihnim që paratë e Lazaratit shtriheshin deri në qytetin e Fierit. Me politikën e ‘Policisë që duam’, e cila u përkrah edhe nga ndërkombëtarët, gjë që ngjalli edhe shumë dyshime dhe do të ishte shumë mirë që në një moment që do të kishim një sistem drejtësie të pavarur, të drejtë, një parlament të pahapur, një klasë politike të përgjegjshme, pavarësisht pozicionimeve dhe ideologjive politike, do ishte shumë e rëndësishme hapja e një Komisioni Hetimor për të investiguar edhe ndërkombëtarët dhe rolin e tyre në këtë gjë.

Sepse prishja e Lazaratit e ktheu të gjithë Shqipërinë në një Lazarat të tërë. Por, po ta kapësh në logjikën financiare i bie që shqiptarët duhet të ishin të pasur. Jo vetëm shqiptarët nuk janë të pasur, por shqiptarët u varfëruar shumë më shumë. Domethënë këto paratë ku shkuan? Ose kanë vajtur në xhepat e Edi Ramës dhe 5 trafikantëve të tij, ose kanë vajtur në xhepat e ndërkombëtarëve, sepse Edi Rama thotë unë s`kam’, tha Kryemadhi gjatë intervistës së saj përballë gazetarit Çim Peka në në SYRI.net.

‘E kam diskutuar me ndërkombëtarët kur kam qenë në Shtetet e bashkuara të Amerikës, që kjo gjë duhet investiguar sepse jam shumë dakord që në shumë komisione hetimore, çështja e kanabisit nuk është problematike, pra sepse shumë vende e kanë liberalizuar, e kanë licencuar kanabisin si kanabis medicinal, por nga ana tjetër këto para në një farë mënyre nëse do shkoje drejt një legalizimi të kanabisit, ishin paratë që duhet të shkonin në xhepat e fshatarëve, që kanë tokën, që e kanë mbjellë dhe kanë korrur e përpunuar.

Këto para nuk kanë vajtur faktikisht sepse njerëzve jo vetëm që nuk u është dhënë paraja, jo vetëm nuk janë paguar, por njerëzit dhe janë vrarë më pas. Dhe nga ana tjetër, shikojmë që këto para nuk janë injektuar më pas në ekonominë shqiptare, se nuk po them të injektohen koncesionet, që janë prapë 2 njerëz. Por është injektim që ti e vendos tek shishja e ujit, çokollata, libri, tek bluza, tek mënyra si po funksionon.

Në fakt, këto para nëse nuk janë në Shqipëri, ku janë? Nëse Edi Rama i ka çuar këto para jashtë Shqipërisë, nëpërmjet kujt i ka çuar? Transaksionet nëpërmjet kujt janë bërë? Pra, këtu nuk është çështja për të vetuar apo hetuar klasën politike, që mori vendime për ta kanalizuar Shqipërinë, por këtu çështja është për të hetuar dhe investiguar edhe këta ndërkombëtarë që kanë qenë pjesë e këtij komploti dhe kësaj skeme të kanabizimit të Shqipërisë.

Paratë e kanabisit tashmë nuk janë më para kanabisi, por janë kthyer në para kokaine, heroine, armësh dhe para segmentesh të cilat janë shumë të rrezikshme që rrezikojnë jo vetëm sigurimin e Shqipërisë, por janë edhe rrezik për në Bashkimin Evropian’, shtoi kryetarja e LSI-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco