Basha zbulon 5 rregullat kryesore si dhe kush do ta bëjë vettingun e politikanëve

Basha zbulon 5 rregullat kryesore si dhe kush do ta bëjë vettingun e politikanëve

20:21, 17/09/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka publikuar mbrëmjen e sotme rregullat kryesorë të vettingut për politikanët, i propozuar nga Partia Demokratike.

Me anë të një video, Basha, shpjegon se si dhe nga kush do të bëhet vettingu i politikanëve.

Ja çfarë shkruan Basha

Vettingu i politikes nuk do te behet nga politika dhe do te kete monitorim nderkombetar.

RREGULLAT KRYESORE TË VETINGUT TË POLITIKANËVE

1. Vetingun e politikanëve NUK do ta bëjë politika, NUK do ta bëjë Kuvendi.

2. Struktura e vetingut do të përbëhet nga PROFESIONISTË TË PAVARUR nga politika.

3. Vetingu i politikanëve do të ketë MBIKQYRJE NDËRKOMBËTARE.

4. Vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht I PAVARUR nga ai i drejtësisë.

5. Vetingu i politikanëve do të jetë I THJESHTË dhe TRANSPARENT si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco