Basha: Shqiptarët e kërkojnë Vetingun në politikë, kam marrë mijëra mesazhe për ta çuar deri në fund

Basha: Shqiptarët e kërkojnë Vetingun në politikë, kam marrë mijëra mesazhe për ta çuar deri në fund

13:58, 10/09/2018
A+ Aa A-

Nisma për Vetingun e politikanëve është një nga shtyllat e forta të platformës së përbashkët të opozitës dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e ka theksuar në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD se nisma është e nxitur nga interesi shumë i madh i qytetarëve.

Basha ka thënë se shumica dërrmuese e qytetarëve e përkrahin Vettingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar: "Shqiptarët duan që Vettingu në politikë të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetjen e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t10/09/2018 15:28

ky zotnia paska marre mesazhe mbeshtetje ,por kur njerezit kerkojne veprime radikale per ta rreuar kete qeveri pse nuk ndihet ky miush,kush do ta beje vetingun,keta qe po katranisin ref,ne drejtesi apo ata qe u pasuruan ne qeverite berisha1.2.

Shto koment

Denonco