PD denoncon masakrën e radhës nga Veliaj. Çfarë do ndërtohet vetëm 8 metra larg Sahatit?

PD denoncon masakrën e radhës nga Veliaj. Çfarë do ndërtohet vetëm 8 metra larg Sahatit?

14:59, 07/09/2018
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa me anë të një statusi ka denoncuar atë që PD e quan masakrën e radhës të Veliaj.

Sipas PD, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i ka dhënë një leje ndërtimi për një kullë 24 katëshe, vetëm 8 metra larg sahatit, një kompanie afër Edi Ramës. Në dokumentat e publikuara nga PD, pasqyrohen detajet nga kjo ndërtesë e lartë.

Statusi i plotë:

Ndërkohë që Veliaj nuk përgjigjet për planin që ka miratuar me kulla tek liqeni artificial, vazhdon të bejë gati kullat me leje në qendër të Tiranës.

Kulla mbi 77 metra e larte, me 24 kate, ngjitur 8 metra larg Sahatit të Tiranës, është masakra dhe klientelizmi i rradhës i Erioni Betonit.

Kulla e rradhës e Erion Betionit do jëtë 8 metra larg Sahatit të Tiranës, dhe 8 metra larg Bashkisë Tiranë. Ajo do jetë me 24 kate e mbi 77 metra e lartë dhe në shërbim të familjës së shefit të tij dhe interesave të mafias së ndërtimit dhe pastrimit të parave të pista.

Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 10 datë 2.2.2018 ka miratuar Lejen e zhvillimit për objektin Kullë 24 kate e quajtur “Book Building”.

Po kush është projektuesi i kësaj kulle që ka marr lejen nga qeveritarët?

Firma 51N4E e cila njihet për publikun shqiptar si firma e lidhur me kryeministrin, ku punon vajza e tij (e bashkëshortes Linda) Rea Xhillari, po ashtu si firma që projektoj ndërtimin e Sheshit Skenderbej. Pikerisht kjo firmë e lidhur me Ramen ka marr leje për të projektuar ndërtimin e një kulle prej 24 katesh, ngjitur me Sahatin e Tiranës, dhe godinën e Bashkisë Tiranë.

Sipas planit në mendjen dhe në xhepat e Veliajt e Rames e gjithë zona aty do të mbushet me kulla. Siç kanë dhënë këtë leje, parashikojnë të tjera tek pjesa e teatrit, rreth e qark sheshit Skenderbej, prapa Hotel Tiranës. Por qytetaret e Tiranës nuk do e lejojnë ketë masaker. Erion Veliaj nuk do ketë shansin të shkatërroj përfundimisht Tiranën.

Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.

Bashkëngjitur dokumentat zyrtare qe vërtetojnë Kullen e rradhës:

“Dokumentin e veçantë të lejes zhvillimore” ku janë miratuar kriteret e lejes zhvillimore .
2. Vendimin nr.10 datë 2.2.2018 të Keshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e lejes .
3. Faqen 5 të dokumentit të veçante te lejes , ku është caktuar zona TR1 si zonë zhvillmi për ndertimin e kulles.
4. Faqen 10 të dokumentit të veçantë është pasqyruar pamja tre dimensionale e Kullës dhe realiteti i godinave ekzistuesese në qendrën e Tiranës.
5. Faqen 13 të dokumentit të veçantë pasqyrohet gjatësia e Kulles dhe lloji i destinacionit të ambjenteve ku përfshihen banim , ambjente biznesi , hoteleri , zyra shërbimi etj.
6. Faqen 17 të dokumentit të veçantë pasqyrohet pamja vizuale e projektit të Kullës, sipërfaqja e përgjithshme e truallit 4639.8 m2 , siperfaqja e truallit të zënë nga struktura 3178 m2 , ku siperfaqja e përgjithshme e ndertimit do të jetë 26692 m2 , gjatësia e Kulles mbi 77 metra .
7. Faqen 18 te dokumentit te veçantë percaktohen distancat ndërmjet Kulles dhe godinave ekzistuese që janë: 8.4 metra me Sahatin e Tiranës dhe 8.7 metra nga godina e zyrave aktuale të Bashkisë Tiranë .
8. Dokumentin nga web që vërteton marredhënien e punës ndërmjet Rea Xhillarit (vajaza e bashkëshortes së Kryeministrit Rama) dhe kompanisë projektuese 51N4E që ka projektuar Kullen .

Image

Image
 
Image
 
Image
 
Image
 
Image
 
Image
Image
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco