Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Lamtumirë një miku!

Lamtumirë një miku!

15:48, 22/08/2018
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha.

Sot dielli perëndoi përgjithmonë për Ismet Ferizin, ish-drejtues kryesor i degës së Partisë Demokratike të Kavajës që në ditët e themelimit të saj në dhjetor të vitit 1990, ish-anëtarit të forumeve drejtuese, ish-deputetit të PDSH, prindit dhe qytetarit shembullor me origjinë nga Kosova, i Kavajës.

Me ndarjen nga jeta të Ismetit, familja Ferizaj humbi njeriun e saj më të dashur, ne miqtë e tij humbëm një mik të çmuar, kurse Kavaja dhe PDSH humbën njërin prej personaliteteve të tyre të shquara.

Me këtë rast, le të shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferizaj, miqve, të afërmëve të tij, Kavajës, PDSH dhe demokratëve shqiptarë dhe të lutemi së bashku që shpirti i mirë i Ismetit të gjejë paqen e merituar!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco