Berisha me përfaqësuesit e OSBES-ë: Ja si Rama dhe Soros kanë kapur drejtësinë shqiptare

Berisha me përfaqësuesit e OSBES-ë: Ja si Rama dhe Soros kanë kapur drejtësinë shqiptare

17:01, 15/08/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka pritur ditën e djeshme në një takim përfaqësuesit e OSBE-së në vendin tonë. Në këtë takim ishin të pranishëm deputeti britanik Mark Pritchard, i cili shoqërohej nga ambasadori Andreas Nutele dhe Zv/Ambasadori i OSBE-së në Tiranë.

Gjatë takimit ish-kreu i qeverisë i ka njohur ata me kolapsin ku është zhytur sistemi jonë i drejtësisë dhe se si institucionet janë kapur nga qeveria Rama.

Lajmi për këtë takim është bërë i ditur nga vetë ish-kryeministri Berisha përmes një postimi në Facebook.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Një takim me përfaqësues të OSBE.

Të dashur miq. Dje pata një takim me të dërguarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, deputetin Britanik Mark Pritchard, i cili shoqërohej nga ambasadori Andreas Nutele dhe Zv/Ambasadori i OSBE-së në Tiranë.

Në këtë takim unë i njoha bashkëbiseduesit me kolapsin e plotë të qëllimshëm të sistemit të drejtësisë. Duke përdorur reformën për të shndërruar drejtësinë, sipas projektit orwollian të George Soros, degë të ekzekutivit të Edi Ramës, u asgjësuan Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe së shpejti, do eleminohet edhe Gjykata e Apelit. Të gjitha funksionet e Gjykatave të paralizuara i ka sot Edi Rama i cili, me kontrollin total të drejtësisë, ka bërë që 97% e të gjitha proceseve gjyqësore fitohen nga qeveria.

Ata të cilët bënë të mundur këtë falimentim total të drejtësisë nëpërmjet vetingut, fajësojnë për këtë korrupsionin e gjyqtarëve. Me këto akuza vetëm sa lajnë duart për veprën e tyre të pashembulltë, sepse vetingu mund të bëhej në disa mënyra, pa asgjësuar gjykatat më kryesore të vendit dhe, së bashku me to, edhe rendin kushtetues të Shqipërisë. Edi Rama ka shndërruar sot vetingun në një mjet korruptiv të gjahut të shtrigave. Atë e kalojnë të gjithë ata që kanë zbatuar dhe zbatojnë urdhërat e Ramës, përfshi gjykatës që nuk justifikojnë edhe një 100 milion lekë, apo që prej tre vitesh dhunojnë vendimin konkret të Gjykatës Kushtetuese si Dvorani, apo të tjerë që kanë liruar në sallën e gjyqit, me urdhër të Ramës, ekzekutorin e komisarit të policisë që, më vonë, me të njëjtën dosje, është dënuar në Apel me burgim përjetë, për krimin e shëmtuar. Në ekspozenë time theksova se, jo vetëm vetingu po bën gjahun e shtrigave por edhe Shkolla e Magjistraturës, e shndërruar plotësisht në shkollë partie, po përgatit drejtësinë partiake. Drejtues të kësaj shkolle, u japin leksione në sallat e gjykatave të rinjve ekstremistë të majtë, anëtar të fondacionit të PS “Qemal Stafa” dhe, ata, përbëjnë listën e atyre që do rekrutohen për të vazhduar Shkollën e Magjistraturës .Po kështu, sipas ligjit të kësaj Shkolle, pedagogët e brendeshëm të saj janë me statusin e gjykatësit të Apelit, por asnjë prej tyre nuk i nënshtrohet vetingut. Kjo, sepse drejtori i saj, një nga më kryesorët e ligjeve të reformës, përjashtonte me ligj vehten nga vetingu. Përveç kësaj, kjo shkollë është një nga vatrat më korruptive në llojin e vet në Europë. Kjo sepse, pedagogët e brendshëm të saj të gjithë kanë studio ligjore dhe, gjithnjë me sukses të plotë por në konflikt të plotë interesi, mbrojnë interesat e klientëve të tyre tek nxënësit dhe ish nxënësit e tyre, gjykatës dhe prokurorë, duke siguruar kështu shuma përrallore nga biznesi me nxënësit e tyre.

Biseda ishte e hapur.sb

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp16/08/2018 12:32

Z.Berisha sipas meje, nuk hyne ne kategorine e deputeteve qe kane votuar ndryshimet kushtetuese/2016 per R.D, as se, as e ka kuptuar,por as se eshte shantazhuar, sic mund te kete ndodhur me ca mytebere deputet te parlamentit.z.Berisha per pozicionet si ish President dhe si ish Kryeminister e dinte me mire se kushdo qe R.D ishte emergjence kombetare.Alternativa e kundert e asaj qe po ndodh, eshte mos te ndermerej asnje hap per RD, Mirpo ne 6 rreshtat e mesiperm te bisedes se Z.Berisha me personalitetet e OSBE del qarte se sistemi ka qene i kalbur dhe shendoshja mund te vije vetem nepermjet nje operacioni kirurgjikal.Pedagoget e brendshem te Shkolles se Magjistratures duhet ti neneshtrohen Vetingut.15 Magjistratet e rinj duhet te futen urgjent ne sistem.50 te perzgjedhurit per rishtar duhet ti neneshtrohen nje procedure te re perfshi edhe ata qe nuk jane perzgjedhur se nuk kane plotesuar kriterin e te qenit "stafist" me nje komision miks me mbikqyrje te ONM.Per reformen duhet ulur por jo me prapamendimin si ta vonojme, si ta ndajme politikisht me tresh "produktin"apo kush te perfitoj politikisht (elektoralisht) duke e kthyer gjithcka ne nje pazar.Nese partite politike do deshironin nje fillim te ri le te vendosin bashkarisht ti bejne qilizem R.D.Psh te vendosin qe kandidatet per K/Bashkishe apo strukturave partiake ti neneshtrohen Vetingut.Se cfare "krasit"e cfare "sharton"SPAK dhe strukturat e reja me vone, shofim e bejme.

Shto koment

Denonco