VIDEO/ U mbyllën guroret në Skrapar?! Jo, ja si Klosi mbylli sytë për miqtë e tij

VIDEO/ U mbyllën guroret në Skrapar?! Jo, ja si Klosi mbylli sytë për miqtë e tij

14:38, 20/07/2018
A+ Aa A-

Mbyllja e dhjetra guroreve në malet e Skraparit ngjalli protesta rreth një vit më parë, pasi qindra banorë të zonës mbetën pa punë. Por, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, me dorë të fortë, i mbylli dhe deklaroi se natyra po shkatërrohej duke u shfrytëzuar pa kriter dhe në mënyrë të paligjshme. Megjithatë, duket se pas kaq muajsh, jo të gjithë pronarët e guroreve duken të pakënaqur, sepse nga pamjet e filmuara prej një qytetari, në disa prej tyre vazhdohet puna.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka publikuar videon denoncuese me këtë qendrim: "Ja se si Klosi mbyll sytë për miqtë e tij! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital," shkruan ai.

 “Pershendetje Z Berisha kta jan kantjeret e "mbyllura"nga blendi kosi te miqeve te tije ne Skrapar”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco