Ylli Manjani ka një propozim: Urgjent testin e drogës, për udhëheqësit

Ylli Manjani ka një propozim: Urgjent testin e drogës, për udhëheqësit

12:42, 17/07/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka goditur sërish sot nëpërmjet një statusi në facebook duke hedhir një propozim I cili është një rikthim i atij më të hershmit nga PD; politikanëve t’u bëhet testi i drogës. Sipas tij, ky propozim po rezulton mjaftë i rëndësishëm, sepse është urgjente të kuptojmë nëse drejtohemi nga droga apo nga mendje të ftohta.

Postimi i Ylli Manjanit:

Për fat të keq propozimi i PD, që politikanëve t’u bë bëhet testi i drogës nuk u pranua, kur u miratua ligji për dekriminalizimin.

Dukej si propozim absurd, por koha tregoi se ky test është i rëndësishëm për të kuptuar nëse drejtohemi nga droga apo nga mendje të ftohta.

Fundja në këtë vend u bënë turlilloj eksperimentesh absurde, le të ishte bërë dhe ky!

Është për të mirën e përbashkët. Turbullimi i mendjes së udhëheqësve hall i madh publik dhe meriton vemendje.

Kurrë nuk është vonë…

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lesh Lesh18/07/2018 20:40

Po Takun qe deri dje e kishit me vete? Te gjithe njesoj jeni po tani qe jeni ne opozite flisni kollaj. Sic fliste Rama para 5 vitesh ne opozite qe do mbyllte kazinote e llotot ndersa sot jo vetem qe jane shtuar dhe behen shkaktare vetevrasjesh, por edhe do iu ule taksat. Njesoj sic uli taksat per pijet energjike pasi takoi Gimen e Red Bullit. Shante e perbetohej qe do mbyllte koncesionet e Berishes ndersa sot eshte gati qe edhe ajrin t'ia jape Kastratit me koncesion!

coli17/07/2018 13:25

Jo vetëm Manjani, ish ministër i qeverisë Rama,por kam bindjen se edhe shumë deputetë e disa ministra aktuale të PS, në thellësi të ndërgjegjes janë penduar që nuk e miratuan kontrollin e politikanëve për përdorimin e drogës.

Shto koment

Denonco