Ja kush është Kavalec, ambasadorja e re e SHBA në Tiranë

Ja kush është Kavalec, ambasadorja e re e SHBA në Tiranë

20:52, 03/07/2018
A+ Aa A-

Kathleen A. Kavalec është emri i propozuar nga presidenti i presidenti i SHBA-së Donald Trump për ambasadore në Shqipëri.

Emri i saj është bërë publik zyrtarisht ditën e sotme në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, nga administrata Trump.

Kavalec është një diplomate karriere dhe ka pasur detyra shumë të rëndësishme para se të propozohej për ambasadore në Tiranë.

Po kush është Kathleen A. Kavalec?

Aktualisht ajo është zëvendës ndihmës sekretare

Zyra e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike

Periudha në detyrë: Nga gusht 2015

Zëvendës ndihmëssekretarja për Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Kathleen Kavalec e ka marrë detyrën si zëvendësndihmëssekretare në gusht 2015. Në këtë cilësi, ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Zyrën e Çështjeve Rajonale. Më parë ajo ka shërbyer si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Zyrë.

Para kësaj, ka qenë Zëvendës Shefe e Misionit dhe Zëvendës Delegate e Përhershme në Misionin e SHBA në UNESCO, në Paris (2010-2013). Në periudhën 2009-2010, zonja Kavalec ishte Zëvendës Koordinatore për Asistencën e SHBA për Evropën, Eurazinë dhe Azinë Qendrore.

Ajo ka shërbyer më 2008-2009 edhe si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinimit për Rindërtim e Stabilizim. Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco