VIDEO/ Basha: BE nuk refuzoi shqiptarët, por Ramën dhe qeverinë e tij

VIDEO/ Basha: BE nuk refuzoi shqiptarët, por Ramën dhe qeverinë e tij

13:12, 27/06/2018
A+ Aa A-

Gjatë deklaratës së tij në selinë blu, kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se Bashkimi Europian nuk ka refuzuar shqiptarët, por ka refuzuar qeverinë e Edi Ramës.

‘Sot duhet të kuptojmë disa të vërteta të thjeshta.

Gjuha që përdori Këshilli është se është në dorën tonë të përparojmë për t’u bërë pjesë e BE. Mos’hapja e negociatave është refuzim i krimit dhe korrupsionit të qeverisë Rama, është refuzim. Ky fakt është bërë i qartë nga shumë qeveri europiane. Refuzim personal ndaj Edi Ramës dhe klikës së inkriminuar që drejton vendin, refuzim i Saimir Tahirit, i Fatmir Xhafajt, i Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos dhe politikës që lidhur me krimin dhe drogës.

Është refuzim i pushtetit autokratik dhe personal të Edi Ramës.

Mos’hapja e negociatave është refuzim i manipulimit sistematik për të fshehur drogën krimin dhe korrupsionit. Sot është e qartë se në BE nuk hyhet duke mashtruar.

Sot të gjithë shqiptarët janë të turpëruar me Edi Ramën që mashtroi në mënyrë rrugaçërore deputetët gjermanë që kritikuan Ramën.

Nuk ishin sulme personale, por mbi të vërtetat e dhimbshme të Shqipërisë, kritika që i bënin mirë Shqipërisë dhe vendimi i sotshëm vërteton se kishin të drejtë dhe po të kishim ndjekur këshillat e tyre, negociatat do të ishin hapur’, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco