Mos hapja e negociatave, reagon presidenti Ilir Meta

Mos hapja e negociatave, reagon presidenti Ilir Meta

11:53, 27/06/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me konkluzionet e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme të BE-së.

Një ditë më parë ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën të mos hapin negociatat me Shqipërinë.

Sipas Presidentit Meta, konkluzionet duhet të priten me realizëm.

‘Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë’, shkruan presidenti Meta në reagimin e tij.

Më poshtë deklarata e plotë e Presidentit, Ilir Meta:

Konkluzionet e djeshme të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duhen mirëpritur me realizëm dhe përgjegjshmëri.

Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin si Komisioni Evropian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE.

Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë.

Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Evropian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë.

Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leremer jahu28/06/2018 13:29

Daj Jaku; me qene tija e rrezo... leshin! Kush ta rrezoje, ti anonim frikanjoz dhic e tuberkuloz?!!!!!

Kuksiani i djathte 27/06/2018 13:44

Boni fresk Edi rames , O z .President ! , mos trego qe jeni bashke ne nje kazan,.per ne popullin e thjeshte i bie qe te presim edhe keto 500 vite qe na kane mbetur!!! , kurse ju se qani koken ,se pasaportat diplomatike i keni ju. Nga ju z .president kerkohet qe te jeni me i drejtperdrejt dhe te kerkoni llogari per gjithe keto skandale qe s'ditkan te mbarojne.se kuptoj kete qendrimin tend kaq te vobeket, ndersa ne fushaten e kaluar ishe shume i tensionuar me kryeministrin!!!!!!!

Daj Jaku27/06/2018 13:43

Kur të lërë presidencën, bën mirë të bëhet prift. Për Europën të bashkëpunojnë të gjitha forcat politike. Pra Monika të bashkëpunojë me Edramën, LulBoshi gjithashtu!? Dmth të bashkëpunojnë me krimin. Po a nuk ishte EDrama që ju përzuri të gjithëve për ta mbajtur tepsinë e krimit dhe vjedhjes për vete? Bile ty të dërgoi për prift tek posti peslekësh. Bjeri drejt se ke lehtësira o Prift, duhet rrëzu me dajak prej fronit zullapi EDrama, drama e Shqipërisë dhe tragjedia e shqiptarëve.

Selami27/06/2018 12:43

Ore cfare pune kane artitet me theatrin.... Prishet ky apo jo eshte ceshtje me vete. 2. Sido qe te veprohet duhet theater i ri si ndertese multifunksionale-artistiko-kulturore. 3.Theatrin e ri duhet ta ndertoj shtet me paret e veta e jo te Bandes Veliaj-Fusha, me Konkurs Nderkombetar per projektin e Tender per punimet. 4.Ne se do ndertohen kullat..ose investitor te jete shteti si veprojne gjithe pronaret...ose 60% kur investon nje privat .e tender 5. PD ti drejtohet Prokurorise per tentativen e Bandes per te vjedhur pasurine publike e shkelje te ligjeve per ndertimet... Tashti qe i rane breket keni rastin ti shpartalloni...mos shikoni interesat e disave aty.

malo27/06/2018 11:56

k----si perhere

Shto koment

Denonco