Dekorimi i Gafurr Mazrekut/ Berisha: Vepër e Edi Ramës, ky njeri udhëhiqet nga urrejtja

Dekorimi i Gafurr Mazrekut/ Berisha: Vepër e Edi Ramës, ky njeri udhëhiqet nga urrejtja

21:12, 20/06/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një vepër të Edi Ramës dhënien e titullit ‘Qytetar Nderi’ i Hasit për atentatorin e Azem handarit, Gafurr Mazreku.

Në një intervistë për gazetarin Everest Dedaj Në ora News, Berisha ka deklaruar se Edi Rama udhëhiqet nga urrejtja dhe ai ka urdhëruar dekorimin e atentatorit të handarit.

Intervista:

Dedaj: Zt. Berisha e di që e keni ndjekur debatin për sa i përket Bashkisë së Hasit me dekorimin e atentatorit të Azem Hajdarit. Keni një koment?

Berisha: Është absolutisht fund e krye vepër e Edi Ramës, i cili udhëhiqet nga urrejtja e pakufishme atërore veçanërisht ndaj Azem Hajdarit. Edi Rama po të mos udhëhiqej nga urrejtja, Shqipëria do të hapte negociatat në 2016-n dhe në mos më shpejt. Edi Rama nëse do të kishte një emër të dytë, mund të quhej pa frikë mister urrejtja. Është njeri i pa karakter, i cili sa herë del i del fytyra e zezë në pah; jo nuk e bëra unë! Për urdhrin e tij, shqiptarët e mësuan një javë përpara se ai urdhër do të zbatohej në Has. Pasi u mor vendimi, ky ka pafytyrësinë dhe thotë se nuk dija gjë. Me këtë tregoi urrejtjen, cili është shteti që do. Edi Rama do shtetin e vrasjeve politike, shtetin e narko-shtetit, do shtetin ku dekorohen, të bëhen deputetë dhe ministra vrasësit. Ndaj do të ishte naive të mashtrohesha me atë që thotë ai nuk dija gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco