VIDEO/ ‘Jo prishjes së Teatrit’! Artistët vijojnë protestën

VIDEO/ ‘Jo prishjes së Teatrit’! Artistët vijojnë protestën

19:35, 19/06/2018
A+ Aa A-

Artistët janë mbledhur sërish gjatë ditës së sotme, duke vijuar protestën e tyre kundër prishjes së teatrit Kombëtar.

Kësaj proteste nuk i janë bashkuar vetëm artistët por dhe shumë qytetarë shqiptarë të cilët kanë dalë kundër prishjes së Teatrit.

Ndërkohë që kreu i opozitës Lulzim Basha, ka shkruar në Facebook, se PD është në krahë të artistëve.

Ja postimi i Bashës në Facebook:

Ne jemi në krahë të artistëve, teatri nuk do të shembet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mmdheu19/06/2018 23:51

HISTORIA E « THÉÂTRE DES CÉLÉSTINS » DHE TEATRI FATKEQ SHQIPTAR Per koinçidence, keto dite kur godina e teatrit tone kombetar eshte duke jetuar ndoshta ditet e saj te fundit, me qelloi te vizitoj godinen e « Théâtre des Céléstins » ne Lion te Francës. Jetoj prej rreth 25 vitesh ne Francë dhe, edhe pse perditshmeria me ben qe ndonjehere te harroj ku jetoj, vazhdoj edhe sot e kesaj dite te mrekullohem nga thesaret e historise se ketij vendi qe aq mire ka ditur t’i vleresoje, mirembaje e trashegoje brez pas brezi si simbole te nje memorjeje dhe krenarie kolektive. « Théâtre des Céléstins » ne Lion eshte ndertuar ne vitin 1877 dhe fillimisht ka sherbyer si manastir per vite me rradhe. Eshte djegur dy here, por perseri eshte rindertuar. Bashkia e Lionit, dhe sipermarres qe zhvillojne aktivitetin e tyre ne Lion shpenzojne jo pak por plot 9 milion euro ne vit per ta restauruar dhe modernizuar kete teater qe eshte i katerti ne France per nga numri i spektatoreve. Teatri vete nuk eshte ne gjendje t’i mbuloje vete nevojat e tij, edhe pse shfaqjet nuk rreshtin çdo dite te javes me perjashtim te te henes. Vullneti i Bashkise se Lionit per ta demokratizuar jeten teatrore e per ta bere te kapshme per te gjithe qytetaret ka vendosur nje tavan per bileten me te shtrenjte : 38 Euro, dhe vetem 5 euro per me te liren. Gjate punimeve per modernizimin e teatrit ne vitet 2003-2005, ne nentoken e tij u gjenden dy skelete murgjsh te cilët ruhen edhe sot e kesaj dite ne ambientet e teatrit te rinovuar… Vizita zgjati plot 1 ore et 30 minuta dhe detajet interesante te historise se tij ishin kaq te shumta sa eshte e veshtire t’i permbledhesh ne disa rreshta. E nuk kisha se si, gjate vizites se udhehequr nga nje i ri i apasionuar pas qytetit te tij te mrekullueshem dhe teatrit ne fjale, te mos mendoja per teatrin fatkeq shqiptar. Nuk kam se si te mos habitem qe ne origjinen idese per ta rrafshuar gjenden paradoksalisht dy frankofone te cilet besoj se e njohin ndoshta me mire se kushdo vleren e tyre pasi nuk ka se si te jete ndryshe kur ke jetuar disa vjet ne Paris. Nuk ka se si te mos habitesh qe ne origjinen e kesaj ideje jane ata qe mbrojten piramiden si simbol i nje epoke te historise e ketij vendi, ata qe çdo nate i shohim ne ekrane te veshur me jeleke fluoreshente diku prane nje kanali, diku duke mbjelle peme, diku duke perkedhelur femijet e mbledhur per te inauguruar kopeshtin apo kendin e ri te lojerave. Nuk mund te rri pa i shkruar keto rreshta, pasi nuk do te doja qe neser, te rinjte e Tiranes te jene te detyruar te thone : « dikur ketu ishte nje teater ». Ne mos po ta harrojne fare ekzistencen e tij… per te jetuar ne nje qytet pa memorie, pa te shkuar, fryt i "punes" se atyre qe ishin zgjedhur pikerisht per ta ruajtur ate.

Shto koment

Denonco