Shqipëria mbledh luftëtarët e ISIS, Vasili: Veprime të fshehta, Rama nuk është pronari i vendit

Shqipëria mbledh luftëtarët e ISIS, Vasili: Veprime të fshehta, Rama nuk është pronari i vendit

10:44, 06/06/2018

Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmeve se në Shqipëri do të ngrihet një qendër për koordinimin e rehabilitimit të luftëtarëve të ISIS që kthehen nga lufta.

Sipas Vasilit për këto nisma nuk mundet që të vendosë vetëm kryeministri, por duhet të vendosë parlamenti.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, shprehet se ‘Kryeministri nuk është pronar i Shqipërisë, ai është thjesht administratori i radhës së qeverisë’.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Qendër koordinimi për ISIS??? Këtë duhet ta vendosë Parlamenti jo Kryeministri.

Nga kryeministri i Bullgarisë shqiptarët marrin vesh që do të ngrihet një qendër koordinimi për luftetarët e kthyer nga ISIS.

Sikurse për muhaxhedinët e Iranit përsëri vetëm Shqipëria u vetofrua për një nismë të re sërish delikate me të njohura dhe të panjohura për të cilat as shqiptarët as dhe as parlamenti nuk dinë asgjë.

Po përse vendet e tjera nuk i pranojnë këto nisma?

A është Shqipëria një vend, që shkëlqen lidhur me sigurinë me shumë se vendet e tjera?

Trafiqet dhe krimi i organizuar në rritje në Shqipëri a e ulin me tej sigurinë?

A janë dakord shqiptarët me pranimin vetëm nga Shqipëria e këtyre nismave të cilave vendet e tjera, me nivele të larta sigurie dhe shumë më të fuqishëm ekonomikisht u shmangen?

Përse gjithmonë qeveria vepron pa transparencë dhe pa informuar shqiptarët për çfarë do të ndodhë në atdheun e tyre?

Përse nuk shtrohen për diskutim në parlament këto nisma kaq delikate për të qartësuar anët negative dhe pozitive të tyre pasi vendimet kanë të bëjnë me shqiptarët?

Kryeministri nuk është pronar i Shqipërisë, ai është thjesht administratori i radhës së qeverisë, ndaj vendimet që shtrihen ndër vite me të gjithë pasojat negative dhe pozitive të tyre që bien mbi shqiptaret, duhet ti marrë vetëm parlamenti është i vetmi pushtet që ka detyrën kushtetuese të vendose pasi i gjithë populli përfaqësohet aty.

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment