VIDEO/ Basha: Sot pas 5 vitesh, pushteti nuk buron nga vota, por nga krimi e droga

VIDEO/ Basha: Sot pas 5 vitesh, pushteti nuk buron nga vota, por nga krimi e droga

11:34, 26/05/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha po mban fjalimin e tij para mijëra shqiptarëve që ndodhen në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Basha u shpreh se ‘sot pas 5 vitesh, pushteti nuk buron nga vota, por buron nga krimi e droga’.

Pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës:

Sot nga ky sheh i kapur si kurrë më parë dëshmojnë se nuk e pranojmë autokracinë, krimin dhe

drogën, ne dëshmojnë se demokracinë, përparimin dhe stabilitetin mund ta sjellin vetëm njerëzit e lirë dhe jo autokratët e korruptuar!

(Thirrje nga protesta: Rama ik! Rama Ik! Rama ik!)

Kohë më parë popullit iu premtuan vende pune, por të vetmet vende pune që hapi kjo qeveri qenë fushat e drogës, e vetmja mirëqenie që krijoi qe luksi i shfrenuar për veten e saj. Iu premtua drejtësi, por e vetmja drejtësi që solli qe mbrojtja e kriminelëve. Ndaj shqiptarët po largohen çdo vit dhe qindra mijëra të tjerë ëndërrojnë të ikin!

Në vitet 90 shqiptarët ikën ndërsa sot ata po dynden drejt botës sepse nuk besojnë se nuk do të ketë më shpresë.

Shpresën që nuk e vrau komunizmi, e vrau Rilindja që është shprehje, projekt i një njeriu, urrejtës njerëzor, përçmues. Etja për pushtet, megalomania e injorancës, e futi vendin në zhytje dhe prapambetje ekonomike. Rilindja u ngrit mbi 4 gjëma antikombëtare dhe antieuropine:

Mbi zëvendësimin e Kushtetutës me sundimin personal dhe të korruptuar; mbi përqendrimin e  pasurive të vendit në pak duar;

mbi propagandën e shfrenuar për të fshehur të vërtetën. Rilindja nuk degradoi rrugës po ishte që në fillim një projekt për pasurim personal të një individi dhe grusht lakejsh.  

Pas 5 vitesh pushteti nuk buron nga vota po nga paraja, forca e dhunës. Në këtë sistem, pushteti buron nga mashtrimi ndaj nuk është më pushteti i njerëzve po i një pakice të zhytur përditë e më shumë në krim, që zhvat përditë e më shumë paratë e shqiptarëve, që prodhon propagandë dhe mashtrime për të mbajtur në këmbë këtë pushtet kriminal dhe të korruptuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco