VIDEO/ Skandali Xhafaj, a ka shkuar gazetari Olldashi në prokurori sot?

VIDEO/ Skandali Xhafaj, a ka shkuar gazetari Olldashi në prokurori sot?

22:07, 21/05/2018
A+ Aa A-

Gazetari Artur Çani ka treguar mbrëmjen e sotme se gazetari Jetmir Olldashi nuk është paraqitur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në emisionin ‘Ajsberg’, Çani pasi prezantoi prova të reja për skandalin Xhafaj, faktin që vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj vazhdon trafikin e drogës, tregoi edhe një detaj tjetër.

Çani tha se deri në mesditë, gazetari që investigoi, përgjoi dhe denoncoi Agron Xhafën nuk ka qenë në prokurori.

Gazetari Çani deklaroi se puna e gazetarit Jetmir Olldashi ishte shumë e vështirë pasi gjithçka e kishte bërë me investimin e tij.

Artur Çani deklaroi në emision se ai kishte tentuar gjithashtu të merrte në intervistë edhe vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agronin, dhe për këtë ai kishte kontaktuar me avokatin e tij Ardian Visha, por Visha i kishte thënë që nuk mund ta ndihmontë për këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco