Rama: Ja çfarë di për audio-përgjimin e Xhafajt dhe çfarë ndodh nëse del i vërtetë...

Rama: Ja çfarë di për audio-përgjimin e Xhafajt dhe çfarë ndodh nëse del i vërtetë...

20:53, 21/05/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama tha se historia e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është e vjetër dhe s’ka asnjë gjë të re në të. Sipas Ramës, rikthimi në qendër të vëmendjes së kësaj historie sot, ka të bëjë me faktin se opozita po këmbëngul për moshapjen e negociatave.

“Opozita po përpiqet të marrë një avantazh moral që nuk e ka. Nuk ka asnjë alternativë dhe po përpiqet të kapet pas fijes së barit', deklaroi Edi Rama mbremjen e sotme perballe gazetares Mirela Milori, ne AbcNews.

'Nuk mund të mbajë përgjegjësi vëllai për vëllain. Madje edhe aktorët e jashtëm e kanë thënë një gjë të tillë, sikundër është kërkuar që të shihet nëse vëllai ka ndihmuar vëllain apo jo, por jo që vëllai të mbajë përgjegjësi për vëllain”, tha Rama.

Sipas tij, këtë fakt që rikthehet sot në qendër të vëmendjes, unë e kam ditur, opozita e ka ditur, shqiptarët e kanë ditur, dhe daton që në vitin 2002.

“Në rast se do të ishte e vërtetë dhe do të kishte prova që implikojnë vëllain e Fatmir Xhafajt në një aktivitet kriminal, padyshim që do të kishte një implikim edhe ministrit dhe do të kishte një reagim. Por përgjigjia që unë kam marrë lidhur me audio-përgjimin është ajo që e kam thënë dhe më rezulton se nuk ka lidhje”, tha Rama.

I pyetur për pasurinë e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij, Kryeministri theksoi se nisur nga akuzat e opozitës, pasurinë më të madhe të paligjshme e kam unë dhe i bie që unë të ve në dyshim veten.

“Janë institucionet e pavarura që duhet të bëjnë vlerësimet, e kanë për detyrë dhe duhet ta bëjnë. Po pres me shumë durim konkluzionet, po pres që Prokuroria të nxjerrë ekspertizën ligjore lidhur me audio-përgjimin, pasi unë e di të vërtetën.

Prokuroria mund t’i drejtohet çdo laboratori të specializuar dhe të marrë një përgjigje. Unë e kam bërë, e kam analizuar çështjen duke marrë të dhënat që ishin në dispozicion, ajo që u shfaq dhe mu desh vetëm gjysëm dite për të marrë përgjigjen brenda standardeve nga një institucion i certifikuar ndërkombëtarisht. Por askush s’duhet t’a marrë këtë si përgjigjen përfundimtare, pasi atë duhet t’a japë Prokuroria. Por nëse Prokuroria thotë se përgjimi është i vërtetë, atëherë ne do të rikonsiderojmë përgjigjen tonë. Por nëse prokuroria thotë se kemi të bëjmë me një falsifikim, atëherë do të jemi në kushtet e një veprimtarie të strukturuar kriminale”, tha Rama.

Në vijim ai shtoi se nëse kjo ndodh atëherë janë të implikuara struktura për të realizuar këtë që po ndodh sot.

“Kam opinion pozitiv për punën e ministrit bazuar në fakte rezultate, përkushtimin për të cuar në proçes transformimi të rëndësishme të  Policisë së Shtetit. Besoj shumë se fokusi i ministrit dhe goditjet janë shenjat e qarta që policia ka dhënë ndaj krimit të organizuar”, tha Rama.

E pyetur se ku e gjeti zërin e Agron Xhafajt për të provuar se nuk përputhet me atë në audio-përgjim, Rama iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë, ndërsa tha se në Vlorë ‘Dëshmitari X’ është një personazh i marrë fund në rrugët e qytetit, por po kthehet në një hero mediatik.

“Komuniteti në Vlorë janë të skandalizuar për faktin se ky personazh është kthyer në heroin e opozitës. Por unë pres me padurim përfundimin, faji nuk do të mbetet jetim, por mbyllja e kësaj çështjeje në një kohë të arsyeshme, na shërben për të bindur ato që janë hezitues për hapjen e negociatave për Shqipërinë”, tha Rama.

I pyetur nëse Fatmir Xhafaj i ka kërkuar dorëheqjen, Rama tha se kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka pasur arsye të ndodhë.

“Nëse prokuroria do t’i shkojë deri në fund, njerëzit do të shikojnë se këtu janë përfshirë struktura. Mjafton që Prokuroria t’i drejtohet kujdo agjencie që ka një laborator dhe të marrë një përgjigje. Gjykimi im bazohet në verifikimet që unë kam bërë, por askush nuk ka pse të besojë këtë që them unë”, tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco