FOTO/ Dokumenti, vëllai i Fatmir Xhafës ka ndërruar emrin nga Agron në ...

FOTO/ Dokumenti, vëllai i Fatmir Xhafës ka ndërruar emrin nga Agron në ...

10:37, 11/05/2018
A+ Aa A-

Detaje të reja zbardhen në lidhje me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt. Agron Xhafaj i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg në shtator të vitit 2012 në Itali, vazhdon të jetë i lirë në Shqipëri.

Por si mund të ndodhë kjo?

Duket se ministri i ka marrë masat që vëllai i tij të mos preket nga asnjë urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet italiane apo edhe më gjerë.

Kjo për faktin se Agron Xhafaj nuk ekziston më në gjendje civile.

Kete fakt e zbuloi mbremjen e djeshme ne emisionin 'Opinion', gazetari Artan Hoxha.

Sot një dokumenti eshte bërë publik nga CNA.al, ku duket se vëllai i Fatmir Xhafajt, aktualisht ministër i Brendshëm në qeverinë e Edi Ramës, ka ndërruar emrin.

Nga Agron, ai e ka bërë emrin në Geron Xhafaj.

Më pas të gjitha të dhënat e tjera në gjendjen civile i përkasin Agron Xhafajt, siç edhe mund ta shikoni në dokumentin e mëposhtëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco