Dorëzimi i mandatit, Basha: Rama-Tahiri, loja vazhdon

Dorëzimi i mandatit, Basha: Rama-Tahiri, loja vazhdon

14:19, 03/05/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas dorëzimit të mandatit nga ana e Samir Tahirit.

Me një deklaratë të gjatë, Basha thotë se ‘loja Rama-Tahiri vazhdon’.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së Lulzim Basha:

Rama-Tahiri: vazhdon loja.

1. Dorëzimi i mandatit nga Saimir Tahiri është vazhdim i paktit Rama-Tahiri. Është fakt se dorëheqja nga mandati erdhi pas presionit direkt që iu bë Edi Ramës në Berlin, ku iu tha se është e patolerueshme mbrojtja politike që i bëhet Saimir Tahirit me imunitet parlamentar kundër veprimeve të drejtësisë. Ky është akt hileqar për të mashtruar partnerët se gjoja Saimir Tahiri nuk ka imunitet politik dhe se gjithçka është në dorën e prokurorisë.

2. Më 19 prill Saimir Tahiri mori pjesë në seancë plenare pas 6 muajve mungesë për të shpëtuar mandatin e deputetit. Çfarë ndryshoi këto dy javë? Asgjë, përveç vizitës së Ramës në Berlin dhe premtimit se do ta zgjidhte problemin e imunitetit të Saimir Tahirit. Dorëzimi i mandatit është konfirmim se është Edi Rama ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Saimir Tahirin dhe se kjo është loja e të dyve bashkë për të mbyllur dosjen “Tahiri”.

3. Saimir Tahirit nuk i duhet imuniteti parlamentar përsa kohë ai shantazhon kryeministrin me aferat e tij korruptive dhe lidhjet kriminale të familjes së tij. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një subjekt i vetëm, kur bëhet fjalë që Tahiri të dalë përpara drejtësisë: nëse Tahiri del para drejtësisë, Edi Rama del para drejtësisë. Nëse Saimir Tahiri është i lirë, Rama është i lirë.

4. Dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit është manovër politike pasi Edi Rama ka futur nën kontroll të plotë Prokurorinë, të cilën e përdor si dhe sa herë t’i duhet për të mbrojtur pushtetin e vet kriminal.

5. Dorëzimi i mandatit të Tahirit nuk e shpëton Edi Ramën. Ai e di se asnjë manovër si kjo me largimin e Tahirit nga Parlamenti nuk i mashtron dot shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar. Mbrojtja e Ramës për Tahirin është ndëshkim për Shqipërinë, sikundër mungesa e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga pengesat kryesore për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lil03/05/2018 17:19

MIre ata luajne .po ti cfare ben o lul? Ke ndermend ndonjehere te besh ndonje pune ? Apo llafe ,llafe e asgje tjeter !

Ylli elezi03/05/2018 15:39

Atehere u lul prisni revolten popullore qe do ju fshije nga faqja e dheut do u gjejne kanaleve me keq se gedafin Mallkimi populit rente mbi ju e sorollopin tuaj prisni se sic iken sistemet e tjera do iki dhe sistemi juaj i qelbur por jo si ata ata iken si teori ju do ikni fizikisht duke na u hequr nga kembet ketuj populli

Shkodran03/05/2018 14:34

Me fort se sot duhet te qohesh o Luli,po ti je nje Sorian i vogel qe pazaret me Edi Ramen i ke nda qe nga momenti i çadres...i pabyth je dhe ti

Shto koment

Denonco