Kryemadhi: Rama i vetmi kryeministër që ulet me kriminelë, ka lidhje me...

Kryemadhi: Rama i vetmi kryeministër që ulet me kriminelë, ka lidhje me...

22:08, 26/04/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaropi mbrëmjen e sotme se Edi Rama duhet të shkojë në të gjitha vendet e BE-së dhe të lobojë që në qershor Shqipërisë t’i hapen negociatat.

Kryemadhi tha se madje Rama është i vonuar në turin e lobimit, ndërsa shtoi se hapja e negociatave i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“E shikoj të vështirë pasi kemi si kusht luftën ndaj krimit të organizuar dhe ka vetëm një mundësi që kjo qeveri të realizojë këtë, largimin e Edi Ramës. Trafikun e drogës dhe kanalizimin e ka drejtuar Edi Rama dhe një nga falangat e tij ishte Sajmir Tahiri, pastaj vinin drejtuesit e policisë”, tha Kryemadhi.

Në emisionin ‘Debati në Channel One”, Kryetarja e LSI-së tha në krahasim me dy vjet më parë janë shtuar 3 çështje: ajo e Tahirit, lufta ndaj krimit të organizuar dhe çështja e administratës.

“Nga të gjithë Kryeministrat që ka pasur Shqipëria, Edi Rama është i vetmi që ulet në tavolina me njerëz që kanë probleme kriminale. Mund të kenë pasur kryeministrat e mëparshëm çështje konflikti interesi apo vendimmarrje korruptive, por Edi Rama rri me gangsterë dhe trafikantë”, tha Kryemadhi.  

Ajo shtoi se kemi një klasë politike pa integritet dhe që e kanë kthyer këtë vend në eksperimental nga të huajt.

“Një klasë politike që është inferiore ndaj një nëpunësi të një institucioni ndërkombëtar burokratik”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI akuzoi Kryeministrin Edi Rama për lidhje të forta me rusët, megjithëse bën si anti-rus. Madje Kryemadhi tha se Rama nga dëshira për të bërë liderin botëror, bën gabime që s’duhet t’i bëjë, por i pëlqen që çelësin t’ia japë turqve, kinezëve, rusëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco