Si dhe sa po e bën opozitë LSI? Ja përgjigjia e Monika Kryemadhit...

Si dhe sa po e bën opozitë LSI? Ja përgjigjia e Monika Kryemadhit...

21:11, 26/04/2018
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së, tha mbrëmjen e sotme se angazhimi i forcës politike që drejton në opozitë është jashtëzakonisht i madh. Kryemadhi tha se LSI ka një sjellje krejt ndryshe, duke sjellë një risi në politikën shqiptare, pasi jo vetëm kundërshtojmë, por japim edhe alternativën tonë, apo propozojmë përmirësimet që ne mendojmë se duhen bërë.

E pranishme në emisionin “Debati në Channel One”, Kryemadhi tha se opozita duhet të japë dritat e shpresës, frymë, dritë pamjes së zymtë që ofron politika në vend.

“Për kushtet në të cilat ka qenë LSI, për mënyrën sesi ne funksionojmë, mendoj se kemi dhënë maksimumin e mundshëm”, theksoi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha mediat shqiptare dhe ndërkombëtarët e shikojnë problemin te opozita, mundohen ta fajësojnë opozitën për kanabizimin, kapjen e drejtësisë etj.

“Nuk kam parë askënd që të bëjë një analizë të qeverisë, jo e shohin problemin te opozita”, theksoi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së theksoi se Rama i ofroi shqiptarëve tuta sporti dhe atletet, i quajti mediat kazan, tha se po lufton për timonin, tepsinë, ndërsa shtoi se në fakt ka një mpirje të opinionit publik.

“Ne si opozitë nuk kemi për detyrë as të luftojmë korrupsionin, as të bëjmë vetingun, as të merrem me shëndetësinë”, tha Kryemadhi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

komenti im26/04/2018 22:50

Permori miu ne det dhe tha: edhe une kam pjese ne te.

Shto koment

Denonco